21.05.2017
Pershendetje . Une jam nje vajze 19 vjecare, nuk konsumoj alkool, duhan apo kafe. Ha gjera te shendetshme ( jo gjithmone, por rralle ha fast food ) ibm ime eshte ideale pra, gjatesia ne raport me peshen gjithashtu dhe trupi im eshte normal pa difekte. Kam kryer maredhenie seksuale per 2-3 muaj shume rralle psh 1 here ne 2 jave etj… tani u bene muaj qe skam kryer me… para se te kryeja maredhenie nuk i kisha keto probleme qe kam tani. Ne fillim fare kur isha ne kontakt intim me ate person zgjohesha ne mengjes me nje dhimbje te tmerrshme ne pjesen e djathte te vagines, madje dhe te pjesa e kofshes. Dhimbja zgjaste disa minuta ne mengjes, derisa shkoja ne tualet. Mendoja qe e kisha per shkak te urines… lexova ne internet dhe mesova qe mund te ishin kiste…sepse ato kishin ato simptoma… lexova qe kistet dhe mund te shkarkoheshin vet jashte trupit… tani nuk e kam me ate problem ne mengjes por perseri cohem me dhimbje barku sikur nuk e mbaj dot urinen, me dhemb dhe shpina gjithashtu… urinimi me eshte bere i shpeshte, nuk kam djegie apo arome te keqe, jam shume ne rregull… sekrecionet vaginale i kam te rregullta mesa mendoj une… por se kuptoj pse ne mengjes me dhemb barku dhe shpina ? Ndoshta ngaqe kan kaluar shume ore pa urinuar dhe fshikeza nuk mban me? Apo kam marre ndonje infeksion nga ai person ? Ju lutem me ktheni nje pergjigje , sepse nuk mund te shkoj te mjeku…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendeteje
Problemi qe po lexoja me siper duket qarte qe ka nevojen per nje kontroll nga mjeku sado qe ti po thua se nuk mund te shkosh dot,se edhe sikur eksperti ketu te jape nje pergjigje sado ai,ajo nuk e ben dot diagnozen vetem me kaq.Keshtu mundohu te lesh nje takim mjekesor sepse shendeti eshte dicka e rendesishme.
te uroj gjith te mirat
Pershendetje,
Me e mira eshte te beni nje analize urine, pavaresisht mungeses se shenjave madhore. Por edhe dhimbja ne mengjes apo urinimi i shpeshte mund te tregoje per ndonje infeksion qe trupi tenton ta eleminoje, por mund te kete nevoje dhe per mjekim ndihmes.
Dite te bukur.