Këshilla/Blog

12.01.2018

Nena ime gjthmon ka vuajtur dhe akoma po vuan pershkak te babait tim . Ajo gjith kto vite martes ka duruar babin i cili edhe e ka rrahur ate sidomos keta muajt e fundit , por jo vetem kaq . Ai po ashtu ja ka ndaluar shum gjera si telefonin , apo shkuarjen diku me motrat apo shoqet se saj , pra ia ka ndaluar te drejten per tu kenaqur. Un e shoh qe mami po vuan shum edhe pse nuk e tregon para meje prandaj edhe dua ta ndihmoj , por nuk di se si . Ka pasur raste kur ka dashur qe te ndahej nga ai por nuk ka guzuar pershkak se ka menduar se ai , nga inati dhe krenaria e madhe qe ka , do ti bente asaj dicka shum te keqe . Ju lutem me tregoni se qfar te bej sepse nuk duroj ta shoh ne kete gjendje nenen time .

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Me vjen keq qe mamaja jote ndodhet ne kete gjendje dhe qe babai nuk ka qene modeli i nje bashkeshorti te mire. Dhuna ndaj nje personi eshte e denueshme dhe asnje njeri nuk ka te drejte te shkele te drejten e personit tjeter per te qene i sigurte. Po me ty si sillet babai? Si eshte marrdhenia juaj? A ka ndodhur ndonjehere qe babai te kete dhunuar mamane ne syrin tend apo te vellezerve/motrave (nese ke)? Si shprehet mamaja jote ndaj marrdhenies se tyre? A ka kerkuar ndihme te ndonje person i besueshem apo institucion, per tu mbrojtur nga dhuna e bashkeshortit te saj? Eshte normale qe te merakosesh per mirqenien e mamase tende dhe besoj se je nje situate shume te veshtire. Mirpo, duket qe je nje vajze me guxim dhe mamaja jote duhet te jete shume krenare qe ka nje vajze te tille. Sigurisht, disa vendime shume te rendesishme i takojne mamase tende qe ti marre. Megjithate, perpara ajo duhet te fuqizohet, duke patur besim tek vetja per vendimet e saj, duke siguruar nje rreth njerezish qe do e mbeshtesin, duke besuar se ka te drejte qe te jete nje person qe meriton lumurine dhe sigurine. Une nuk e di gjendjen e mamase tende, por ju sugjeroj qe te dyja ti drejtoheni nje psikologu, i cili/cila mund t’iu ndihmoje per te lehtesuar shqetesimin tuaj. Uroj te te kem ndihmuar sadopak dhe pres te na shkruash serish duke ju pergjigjur pyetjeve te shumta per te njohur me shume gjendjes e mamase dhe tenden. Ti nuk je vetem! Me respekt, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV