Ada 25.01.2024
Pershendtetje NJV dhe te gjithe atyre qe e lexojne kete.
Do doja te mos isha ne kete gjendje por keshtu qe fati. Babai im ka konsumuar alkol qysh ne moshen time dhe kosnumon cdo dite dhe sot e ksaj dite mami im e gjore ne fillime eshte dhunuar nga ky maskara por ka heshtur sepse ishim te vegjel si une dhe vllai ne nuk dinim si ta ndihmonim. Ne vitet kur erdhem ne greqi njeher ne kaq e dhunonte kur skishte pune ose e ofendonte ne nje forme o zot o zot vec ta degjoje. Ajo duronte sepse isha e semur une dhe duheshin dy krahe te me ndihmonin . Dhe sot shume rralle pavaresishte qe eshte 55 vjec e qellon. Une e kam mbrojtur dhe duke ja hedh duart ne fyte atij maskarai. Por pastaj me ka qelluar dhe mua autoritetet ketu jane rracist dhe kam frike se mos e lirojne po ta denoncoje perpiqem ta marre me vete dhe te ikim nga ketej por skam dhe gjendje ekonomike te mire shume. Ndihem shume e traumatizuar dhe e lodhur them ta vras dhe le te hyj ne burg te pakten shoeton mami
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur Ada!
E vlerësojmë, që i je drejtuar faqes sonë duke ndarë dhimbjen tënde familjare.
Më vjen vërtet keq për gjendjen e zgjatur prej shumë vitesh të dhunës nga babai, por edhe të
problemeve të tij me alkoolin, që nuk kanë dëmtuar vetëm atë, por ju të gjithëve.
Është vërtet e trishtë, edhe fakti që ky është një realitet që ndodh në jo pak familje.
Kuptoj nga ana tjetër gjithë frikën, traumën dhe rraskapitjen nga ky cikël dhune, nga e cila mbase
kështu si me një zë disi të dorëzuar të dëgjoj, që të thuash një “ide” që maskohet si një shpëtim,
por në fakt do ishte një kalvar dhimbjeje dhe vuajtjeje i mëtejshëm.
Siç është edhe emri i faqes, do të thoja që nuk je vetëm. Pavarësisht dhimbjes e lëndimit duhet
të dish, që ke afër edhe njerëz të mirë që të duan, si mami edhe vëllai.
Ndoshta kur njeriu qëndron për shumë kohë në një situatë, që duket pa përmirësim apo zgjidhje,
nuk di nga t’ja nisi dhe i duket sikur rrugët janë të mbyllura, por ndonjëherë mjafton edhe një
hap i parë siç ke bërë ti duke shkruar këtu. Dhe ky është kërkimi i ndihmës, i një mendimi apo
këshille, se cila është mënyra më e mirë për t’u ndjekur. Pavarësisht mosbesimit tek autoritetet
apo sistemi duhet të pranojmë, që përveç personave neglizhent, paragjykues apo racist ka edhe
punonjës që kryejnë me përkushtim punën e tyre dhe që kanë një qëndrim mbështetës ndaj atyre,
që kanë nevojë për ndihmë. Prandaj do të thoja, që të mos hezitoje për të kërkuar ndihmë derisa
ta gjesh.
Përmend se keni shkuar në Greqi, nuk e kuptoj qartë nëse vazhdoni të qëndroni aty apo jeni në
Shqipëri. Gjithsesi, në të dyja vendet ka organizata të cilat pikërisht në fokus të punës së tyre
kanë ndihmën falas për gratë, vajzat dhe këdo që përballet me dhunë në familje. Këto organizata
kanë nje ekip profesionistësh të specializuar psiko-social, ligjor dhe mjekësor, që këshillojnë
sipas rasteve për ndërhyrjen dhe vendimet më të mira për të dhënë zgjidhje.
Në Shqipëri vjen në ndihmë edhe linja e këshillimit për gra dhe vajza në numrin 116117.
Gjithashtu çdo bashki ka një Drejtori të Shërbimeve Sociale, të cilat po ashtu kanë punonjës
specifik, që punojnë në lidhje me parandalimin dhe uljen e dhunës familjare.
Nëse vazhdoni të jetoni në Greqi, do të inkurajoja që të bëje kërkime në internet për organizata
apo institucione, që vijnë në ndihmë për dhunën në familje dhe të mund t’u drejtoheshe atyre, që
veprojnë në zonën, ku ju jetoni.
Këta profesionistë pasi të dëgjojnë më tepër mbi detajet e historisë dhe gjendjes suaj familjare
mund të këshillojnë edhe më saktë se çfarë ndërhyrjeje duhet ndjekur, duke dhënë mbështetje
psikologjike për ju dhe nënën tuaj e deri tek ndihmë ligjore për raportimin pranë autoriteteve
përkatëse për dhunën e ushtruar, së bashku me mundësi për strehim apo çfarë të jetë tjetër e
nevojshme.
Uroj që të arrini të merrni sa më shpejt gjithë ndihmën, që ju nevojitet. Gjithashtu mos hezito të
na shkruash sërish, jemi këtu për ty.
Përzemërsisht!
Aida