Ada 14.07.2021
pershendetje..Do ju lutesha te me ndihmoni me motren time ..Ajo perjeton dhune fizike e psikologjike bashke me femijet nga burri i saj i alkolizuar
…Ajo ka frike ta denoncoj se di cfar te bej sese une ndodhe large Shqiperis ..A ka ndonje ndihme qe jep sheti per grat e dhunuara ? JU LUTEM SE KAM MERKAK PER ATE DHE FEMIJET ..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Të falenderoj shumë që vendosët ta ndani shqetësimin tuaj me ne. Kjo është një çështje shumë delikate, që kërkon vëmendje të menjëhershme!
Ju pohuat që motra juaj ka frikë të raportoj. Është mëse e natyrshme që ajo të ndihet e frikësuar në një situatë të tillë. Shqetësimi i saj lidhet edhe me mirëqënien e fëmijëve.
Në rastet e dhunës në familje vendoset menjëherë në kontakt Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës, në zonën që motra juaj banon. Është e rëndësishme që punonjësi i mbrojtjes së fëmijës të mund të jetë në kontakt me motrën tuaj për të vlerësuar nga afër situatën si edhe për të diskutuar me të mbi mundësitë e zgjidhjes.
Motra juaj duhet ti jap disa përgjigje vetes për situatën në të cilën ndodhet para se të marr një vendim. A është e mundur që bashkëshorti i saj të mund të trajtohet në një qendër rehabilitimi? A është dikush nga antarët e familjes që mund ta ndihmojë në këtë proces? Çfarë ndodh nëse ajo bën raportimin? Por nëse nuk raporton a është e sigurt ajo dhe fëmijët në këtë ambjent?
Nëse motra vendos që të raportoj ajo mund të ndjek procedurat së bashku me Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijës. Një mënyrë mund të jetë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje apo urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Njëkohësisht punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve e informon mbi të gjitha mundësitë që shteti ofron për ta mbështetur atë dhe të gjitha organizatat të cilat punojnë për të ndihmuar gratë dhe fëmijët që ndodhen në situata të dhunës në familje.
Shpresoj shumë që të kem ardhur sado pak në ndihmë! Për çdo informacion shtesë që mund të kesh nevojë mund të më shkruash sërish.
Fatjona
Te falenderoj shume Fatjona..Do kontaktoj ne motren dhe do e bind qe te veproj dhe mos te heshti ne kete rast..Urdher mbrojte jo nuk do doja te merte por te ndahej njehwr e mire nga ai sepse e kapatur nje urdhet mbrojte me perpara dhe asgje nuk eshte ber ..Do ti then tr ndjeki keto keshilla qe ju po me thoni nr lidhje me perfitimet nga shteti edhe per femijet e vegjell ..