06.10.2017
Pershendetje po shkruj per te treguar nje ngjarje dhe ndoshta pergjigjia juaj do te me ndihmonte shume.Jam 25 vjeqare punoje qe 4 vite ne te njejtin vend pune dhe kolegu im para nje jave me ka shpreh ndjenja per mua qka ka ,ai eshte i martuar dhe ka femije, jo se une dua te kem diqka me te,kjo eshte diqka e fundit qe do te kisha bere ne jete.Kam thene qe do e le punen per tu larguar, per te dy eshte shume e veshtire pasi jemi cdo dite bashke dhe diqka qe me vret me shume eshte se kam pasur besim te madhe ne te ,nje pergjigjie rreth ketije tregimi per nje vendim timin.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Po kuptoj qe je gjendur ne një situate te pakëndshme për ty ne ambientin tënd te punës dhe me te drejte pasi puna është një nder aspektet kryesore te jetës sonë dhe mirëqenia emocionale ne te është e rëndësishme. Ajo çka nuk kuptoj është përgjigjja qe ti kërkon. Ne shkrim ti me ke pohuar qe nuk dëshiron te kesh një lidhje me kolegun tënd? E kam kuptuar ne rregull? Gjithashtu me pohon se do te lesh punën për t’iu larguar kësaj situate. Ndërkohë qe pohimet e tua te japin idenë e vendimeve, je duke kërkuar një përgjigje për te marre një vendim? Te lutem me shkruaj me qarte se çfarë te shqetëson ne te vërtet dhe për çfarë vendimi dëshiron te kesh një këshillë?
Mbetemi ne kontakt
Sabjola