Enxhi 05.06.2023
Përshëndetje si jeni. Unë jam Enxhi. Para disa kohësh me ka shkruar një djalë me ka drg zemra në mesazhe. Unë e njihja këtë me parë dhe kisha një crush si të thuash. Dhe me ka shkruar përsëri për herë të dytë me adresë tjetër në emrin e tij ku është prezantuar. Unë kisha frikë se ai tallej me mua pasi kështu me thonin. Dhe i shkrova që e pranova ftesën thjesht si shokë asgjë më shumë dhe pse unë e doja. Ai vinte tek puna ime. Unë në mëngjes mezi prisja t’a shikoja. Lexoja mesazhet e tij që ishte prezantuar. Bëja t’i shkruaja dhe i fshija prapë. Me qeshte fytyra kur e shihja. Kisha turp shumë siklet kur afrohej afër meje por nuk e shfaqja. Tani ai s’vjen me tek puna ime i kam folur në rrugë dhe nuk flet. Nuk e di pse. Ai tek njëri nga sytë e tij ka një problem. Mami im nuk e do per shkak të problemit me syrin. Unë se kam problem. Se di pse ai u largua kështu. Mbase duhet t’i ketë thënë dikush diçka dhe ai mban distancë. Nuk mundem ti shkruaj ta pyes, ose t’a ndaloj në rrugë. E pashë në rrugë dhe bëri sikur s’më pa. Dhe pse unë fluturova nga gëzimi kur e pashë.Vertet e dua shumë. Por se di pse se pranova që në fillim. Mund të me thoni një këshillë ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Enxhi dhe te falenderoj qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne historine tende.
Eshte nje histori me ndjenja dhe momente te bukura, te cilat falin shume emocione te mira.
Nga fillimi deri ne fund, historia juaj duket sikur ka rrjedhur ne nje menyre te turbullt duke mos qene e qarte per asnjerin nga te dy. Duket si nje marredhenie ku ju jeni te perfshire emocionalisht, por jo nje marredhenie me nje anagazhim fizik dhe komunikativ per te ndertuar nje strukture te zakonte te nje lidhje mes dy individeve.
Ne perceptimin tend, ashtu sic une e kuptoj, ka ndodhur shume dhe nuk ka ndodhur asgje ne te njejten kohe mes jush. Dhe, ne kete moment qe ndodheni e rendesishme eshte te vendoset nje komunikim verbal, te zhvillohet nje bisede perballe mes te dyve dhe te kuptoni vertet se cfare mendoni, ndjeni dhe cfare po ndodh mes jush, duke mos i lene me vend hamendesimeve.
Keshilla ime eshte te vendosni nje komunikim te drejtperdrejte dhe te heqesh dyshimet qe po te mundojne. Mund te duket e veshtire, por besoj eshte gjeja e duhur e cila do te drejtoje disi ne kete raport. Me te gjithe energjine dhe ndjesine qe ke mbi kete raport, mendoj qe do ta gjesh guximin per te vendosur kete komunikim per te ndihmuar veten ti japesh nje drejtim ketij dyzimi.
Une sugjeroj dhe pres qe ti te tentosh dhe te na shkruash serish mbi rrjedhen e ngjarjeve dhe ndjesive te tua ne lidhje me kete gje.
Shpresoj cdo gje te shkoje mire per ty dhe ne cdo rast ne jemi ketu.
Gjithe te mirat,
Uarda