Këshilla/Blog

Anna 13.10.2019

Pershndetje. Kam nje vit qe jam ndar nga bashkeshorti. Aarsyeja si shumica e shqiptare e qe e quajn gruan pron. Me ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht. Arriti der ne skizofreni sa ishte I sigurt qe un kisha tjeter dhe vidhja lek ne shpi. Ishte merr kam menduar ti jap fund jetes. Kam nje femi 6 vjec. Kujdestarin e kam un ati ja ka dhen gjyqi dy Dit ne muaj dhe vetem gushtin. E ka Mar gjith veren cdo muaj nga 1 jav. Tani femija esht ne shkoll dhe e shtyn e jema qe te zihet me mua te vi ta Mar cdo muaj kur nuk I takon. Detyrimet nuk I ka paguar asnje her. Nuk Di si tja bej? Dhe e dyta me ka hyr nje urrejtje per te se prisja qe do ta kuptonte qe ishte ne faj dhe un nuk kisha tjeter Kto kan qen xhelozia e ti. Ai ngulmon akoma. Dua ta hedh ne gjyq qe te me kerkoj te falur se esht ceshtjet nderi dhe rrugace dhe hajdute nuk I duroj dot. Aty me rri mendja nat Dit. Se di a duhet ta vazhdoj me gjyqin a Jo? Faleminderit ????????

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Ana,
    E shoh që ke kaluar një periudhë shumë të vështirë, saqë nuk ke pasur zgjidhje tjetër përveç ndarjes. Jo gjithmonë çiftet arrijnë ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe kur konfliktet bëhen më të shpeshta sesa momentet e paqes, kur dhuna është prezente, kur nuk ka mirëkuptim dhe dashuri, atëherë nuk ka zgjidhje veç ta shmangësh konfliktin dhe të largohesh nga marrëdhënia abuzive. Unë besoj se kjo është gjëja më e shëndetshme që mund të bëjë një grua për veten e saj dhe një nënë për fëmijën e vet. Të mbështes për zgjidhjen që ke bërë dhe të inkurajoj që të vazhdosh të kërkosh më të mirën për veten tënde, që të jetosh e qetë dhe ashtu siç e meriton.
    Ndërkohë, përsa i përket çështjes së kujdestarisë, këtë duhet ta zgjidhësh në mënyrë ligjore. Konsultohu me avokatin tënd dhe me një psikologe dhe do ta gjesh një zgjidhje të drejtë. Nëse gjykata ta ka dhënë ty kujdestarinë dhe babai i fëmijës mund ta shohë dhe ta marrë atë dy ditë në muaj, po ndërkohë ai ka insistuar dhe e ka marrë për një periudhë më të gjatë, kjo do të thotë se ai ka shkelur vendimin e gjykatës. Ky është veprim joligjor, ndaj konsultohu me avokatin për të marrë veprimet e duhura ligjore, në mënyrë që të vendoset çfarë është më e mira për fëmijën. Në asnjë mënyrë fëmija nuk duhet të cenohet dhe ish-bashkëshorti yt nuk mund të veprojë sipas mendjes së tij, nëse gjykata është shprehur ndryshe.

    Shpresoj shumë që ta zgjidhni në mënyrën e duhur këtë çështje delikate. Të uroj shumë vendosmëri dhe durim! Besoj se gjërat do të rregullohen, nëse ndiqni rrugën e duhur, duke respektuar interesin maksimal të fëmijës suaj.
    Përzemërsisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV