Emi 25.10.2019
Pershendetje, Jam nje vajze qe po kaloj nje periudhe shume te veshtire ne jeten time .Jam e martuar kam nje femije dhe jetoj jashte .Per shume arsye kam vendosur ti jap fund martesees prej 9 vitesh arsyeja kryesore eshte nga veset qe ka lojarat e fattit dhe konsumues i lendeve narkotike.Deri tani eshte treguar njeri I pa pergjegjshem mjaftohet me ca ndihma qe mundeson shtetti .kam luftuar shume qe te ndryshoje po me duket sikur vetem me keq eshte bere ,Jam ne nje gjendje te renduar psikologjike sepse dua te vazhdoj perpara dhe te behem e forte por me duket sikur nuk do ja dal nga Ana tj eshte ai qe kembengul dhe qaravitet qe do rregulloje cdo qe ti jap nje mundsi te fundit ose ndryshe thote qe do vetevritet.jam ne nje situatete shume te veshtire ju lutem doja nje mendim nga njerez me profesioniste a mund te ndryshojne kto lloj njerzish ??apo te heq dore Edhe pse eshte e veshtire pasi ai e ka pritur shume keq dhe po e shikoj me nje gjendje shume te shkatrruar.Theksoj qe me familjen e kam bere fakt ndarjen .Do Jem shume mirenjohse nqs do me jepni sidoqofte nje mendim ose keshille.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke besuar shqetësimin tënd që me sa duket s’është I lehtë për ty.
Besoj se nuk është e lehtë të ndahesh nga një marrëdhënie dhe aq më tepër kur ke investuar, je përkushtuar dhe je përpjekur sic thua edhe ti në letër për zgjidhje vazhdimisht.
Sjelljet e varësisë janë të vështira pasi instalohen në mënyrën se si individi funksionon dhe sillet dhe kërkojnë trajtim me kufinj të qartë, por edhe sjellje të qarta nga personat e dashur apo të afërt të personit. Unë nuk e di prej sa kohësh bashkëshorti yt është në konsumim të rregullt të lojrave të fatit dhe narkotikëve dhe cfarë narkotikësh kryesisht.
Mendoj se bëhet akoma më e vështirë pasi edhe vetë personat nuk ndihen në kontroll të varësive që kanë dhe si të tillë edhe pse janë të ndërgjegjshëm për cfarë po shkaktojnë, nuk dinë të japin zgjidhjet më të mira, ose ndihen të pashpresë, të vetmuar dhe të pakuptuar. Nuk është situatë e lehtë as për ta.
Ajo që kërkohet eshtë bashkëpunimi I vet personit për të ndryshuar, për të bërë sjellje të tjera, për të patur vullnet shumë të madh, për të marr trajtime në forma këshillimi, orientim drejt aktiviteteve të tjera, trajtim mjekësor në rast se është e nevojshme.
Ajo që është e rëndësishme nga familjarët është që ta cojnë personin në këtë pikë të menduari që të aktivizohet një vullnet dhe vendim tjetër. Nuk e di si e keni ezauruar ju këtë gjë midis jush.
Por nuk është qëllimi yt në këtë rast të bëhesh zgjidhja për cdo gjë. Kështu që në rast se janë shteruar opsionet e mbështetjes nga ty por edhe nga persona të afërt ose profesionistë të përfshirë, besoj se forma më e mirë është të marrësh kohën dhe energjinë për veten tënde, qoftë edhe në rast se do të marrësh një pauzë, të bësh një ndarje apo të reflektosh rreth kësaj. Ky është një vendim I yti që lidhet me shumë arsye.
Ajo që është gjithashtu e rëndësishme në gjithë këtë është ti komunikohet edhe partnerit qartë vendimi që po merret dhe cfarë pritet.
Dhe në rast se ka ndjenja te ty munden shumë mirë të thuhen, fakti që do të marrësh kohën për veten, në rast se do të lesh një opsion rikthimi po me kufinj të qartë. Ajo që po them është që ky komunikim mos të kthehet në zhvlerësim te asaj cfarë është e rëndësishme midis jush apo zhvlerësim të personit.
Shpresoj se përgjigja të ketë bërë të reflektosh dhe të uroj vërtet gjithë të mirat më tej,
Me respekt,
Almandina