11.04.2016
pershendetje,jam nje prind,nje nene dhe kam vetem nje djale 11vjec,kam deshire te bej nje seance me nje psikologe,pasi dua te di se si te sillemi me djalin ne kete moshe,pasi ne jemi nje familje intelektuale dhe duam qe djali jone te ndjeke studimet dhe te behet si ne,shqetesim per mua eshte terheqja nga teknologjia,lojrat me femijet jashte,nuk eshte i bindur,ashpersia ne komunikim,edhe mesimet i merr me veshtiresi,per te gjitha keto me duhet te kontaktoj me nje psikologe,pasi ne si prinder kemi vetem kete femije,dhe duke mos i munguar azgje,dua qe ai te jete i shkelqyer dhe te mos ma terheqin shoket pas vetes pot te jete i perqendruar tek shkolla.Duke ju falenderuar pres pergjigje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur!
E kuptoj shqetësimin që keni, ju kërkoni që të mësoni si të silleni me një 11 vjecar pasi shqetësimi juaj është që djali:
1. Është i tërhequr nga teknologjia
2. Dëshiron të luaj me shokët
3. Nuk është i bindur
4. Është i ashpër në komunikim
5. Dhe ka problem me mësimet.
Ju zonjë e nderuar jeni përpjekur gjatë gjithë kohës që djalit tuaj mos ti mungojë asgjë, dhe ja keni siguruar atij të gjitha. Nëse keni mundësi të më thoni këto shqetësime kundrejt djalit tuaj të cilat i kam rreshtuar më sipër prej sa kohësh ju shqetësojnë juve? Kam nevojë për një përgjigjje pasi më bën të kuptoj më thëllë rreth jush.
Për pjesën e takimit me nje psikolog është një ide shumë e mirë, ka shumë psikolog të cilët mund tju ndihmojnë.
Pres përgjigjjen tuaj.
Ju uroj gjithe te mirat!
Faleminderit,ajo qe me shqeteson eshte e gjitha ajo qe ju kam shkruar me siper,dhe keto 6muajt e fundit kemi vene re ndryshimin,ndaj insistoj per te mare nje keshille nga ju se si duhet te veprojme apo te sillemi ne si prinder?a jane keto shenja te fillimit te nje adolishence?a eshte i domodoshem kunsultimi me nje psikolog?a eshte e domodoshme keshillimi me nje mjek neurolog per femije,apo berja e nje ezheje ,per te mos mbetur me idene se kemi te bejme me nje femi tekanjos????duke ju falenderuar pa mase pres pergjigje.