Adela 08.04.2021
I nderuar doktor une vuaj nga ankthi dhe kam perdite takikardia..Me shume me ndodh ne mengjes sapo ngrihem nga gjumi..Kam mare mjekim per ankthin Entac 10 mg por vetem 10 dite e kam qe po e perdor dhe ende nuk shoh ndonje ndryshim ..Une doja te pyesja a i ben dem zemres rrahjet e shpejta qe kam shpesh her ..A me demtohet ndonje organ tjetet .Flm .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Ne qofte se ju merrni nje terapi te tille eshte shume heret per te marre efekte te rendesishme terapeutike si dhe jeni akoma me doze minimale . Per sa I perket pyetjes tuaj ne lidhje me takikardine ajo edhe nje gjendje fiziologjike e trupit e cila krijohet si pasoje e clirimit ne qarkullimin e gjakut te disa substancave simuluese nga aktivizimi I sistemit simpatik, pra eshte nje reaksion kimit te cilin zemra e suporton pa veshtiresi sepse eshte ndertuar ne ate menyre. Sapo ju te e merrni efekte nga terapia edhe keto shqetsime do te rradhohen . trupi yne eshte I ndertuar ne menyre te tille qe te perballoje keto ngarkesa apo ndryshime dhe shume parametra jane te ndryshueshme dhe sherbejn per tju adaptuar gjendjeve te ndryshme te funksionimit.
Gjithe te mirat,
Mirela
Shume faleminderit doktoresh ..Gjithe te mirat .