Këshilla/Blog

1234 14.07.2021

Kam ankth te pergjitheshem kam kalu 100 sinptoma cdo dit me ankesa ska gjo qe sme dhemb apo me bohet fiksim kam bo cdo analiz te mundshme
Ka nje muj qe me dridhen duart te dyja e
Pershendetje… Sot vura re qe me dridhet vetem dora djadht shum
Po trembem shum se me perpara ishinte dyja po vetem nji me trem shum
Ju lutem ka njeri kto simptomat e dridhjeve te duarve apo vetem njeres se po cmendem
Flm

  1. Luli says:

    Kko esht nje gjendje ankthi dmth te shqetson diq ka plot njerz qe kan ankth amo mos u frigo sepse nuk te gjen asgje kam kalu vet keto simtoma kshillohu me nje psikolog sepse te ndihmon shum

  2. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit dhe shume shpejt do te merrni nje pergjigje.
    E kuptojme situaten ne te cilen ndodheni por nuk je vetem pasi ne jemi ketu per te degjuar dhe mbeshtetur. Mund te na shkruash serisht nese deshiron.
    Stafi i nukjevetem

  3. Anunim says:

    Edhe un kam dridhje te duarve kam 10 vite dhe nuk me jan hequr

  4. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe na ke kontaktuar. Duket se je duke perjetuar simptoma ankthi dhe kjo gjendje vjen kryesisht prej ngarkesave apo konflikteve emocionale apo kur perceptron nje rrezik qe shpesh here mund te jet i paarsyeshem si shqetesimi se mund te kesh nje semundje kur realisht analizat deshmojne qe je e shendetshme. Kur ekspozohemi ndaj fenomeneve qe na bejne te ndihemi te pasigurt, te brishte apo ne rrezik fillojme te ndihemi te ekspozuar vazhdimisht dhe mund te jet e veshtire te rifitohet nje lloj sigurie per t’u perballur me sfidat e perditshme. Per te punuar ne kete drejtim une te ftoj te marresh ne konsiderat fillimin e nje procesi psikoterapeutik me nje therapist te kualifikuar per te kuptuar me mire natyren e ankthit qe po kalon dhe per te mesuar se si ti menaxhosh keto shqetesime. Te uroj gjithe te mirat.

    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV