Këshilla/Blog

20.04.2018

Pershendetje jam nje djale 22 vjecar dhe kam nje problem qe me ka filluar para 3 ditesh.Me vijne mendime te cuditshme dhe te shemtuara ge cilat ndonjehere me duket sikur i mendoj vete e ndonjehere sikur me vijne vete ne mendje.Keto mendime me shoqerojne gjate gjithe dites dhe kane te bejne me veten time dhe keto mendime me bejne ta mendoje veten time ndryshe , krejt ndryshe nga cjam ne te vertete , keto mendime jane shume te shemtuara dhe nuk i duroj dot por ajo qe me tremb me shume eshte se une mendoj sikur nje dite do te jem ashtu sic me vijne mendimet.Me duket sikur po cmendem me merret fryma , zemra me rreh me shpejt dhe nuk jam i perqendruar ne asgje tjeter vec ketyre mendimeve.Ju lutem me ndihmoni do t’ju falenderoja shume !

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje! Uroj qe keto dite te kene qene me te qeta per ty. Nga sa ti pershkruan, duken si mendime obsesive qe shoqerojne gjendjet e ankthit ( edhe pse mund te mos kete shenja te tjera te ankthit). Quhen mendime obsesive pasi vijne ne menyre te pakontrollueshme dhe po ashtu nuk i largon dot lehtesisht. Mendime te tilla jane kryesisht mendime irracionale, jo realiste por qe mbartin frikera te pavetedijshme te lidhura kryesisht me humbjen e kontrollit sic e trgon fakti qe ti mendon gjera te shemtuara per veten dhe ke frike se mos vertete behesh ashtu si menon. Zakonisht mendime te tilla nuk vijne nga hiçi, ato mund te fillojne gradualisht dhe ndikohen nga situata te caktuara, ngjarje, perjetime qe rrisin ndjenjat e pasigurise, ankthit dhe mungese se kontrollit mbi jeten, veten. Eshte shume e rendesishme te perpiqesh te kuptosh ‘sfondin’ ne te cilin keto mendime kane lindur. Pyetje te tilla mund te te ndihmojne ne kete vetereflektim:
    A e konsideron veten njeri ankthioz ne pergjithesi, qe reagon me ankth ndaj situatave te caktuara?
    A mendon shume e ne menyre te sterholluar mbi gjerat qe te ndodhin?
    A ka ndodhur dicka ne jeten tende (semundje, humbje te llojeve te ndryshme) ditet e fundit, muajt e fundit apo dhe kohe me pare qe mund te kete tronditur sigurine tende?

    Nese keto mendime intensifikohen, pra behen te shpeshta gjate dites dhe nuk gjen rehat prej tyre, eshte shume e nevojshme nje konsulte me nje profesionist, psikolog klinik ose psikiater per nje vleresim te sakte te gjendjes.

    Ne fund, doja te te thoja qe fakti qe ne njerezit mendojme dhe imagjinojme gjera te papelqyeshme, te shemtuara ose te frikshme per veten nuk do te thote aspak qe ato do te ndodhin vetem se ne i mendojme. Fakti qe ne momente te caktuara ky i menduar behet dominant do te thote qe pjesa jone me e frikesuar, me e erret, me e turpshme, pra ajo qe ne e mbajme te fshehur, kerkon te dale ne siperfaqe. Ky eshte sinjali qe dicka nuk shkon me shpirtin tone, me pjesen tone emocionale. Pra, nese mundesh, çfokusohu nga mendimet dhe perpiqu te kuptosh veten.
    Shpresoj te te kete ndihmuar sadopak pergjigjia.

    1. Drini says:

      Pershendetje ,
      Se pari dua t’ju fakenderoj per ndihmen qe me dhate.Vertet me ndihmoi dhe keto mendime si dhe gjendja e ankthit pothuajse po largohen plotesisht fale Zotit.Por tani dua te keshillohem per dicka tjeter.Une erdha ne Tirane nga provinca per studimet e larta.Malli qe kisha per vendin tim , bullizmi si dhe ndjerja e vetes si i tepert ne nje ambjent krejt te ri ishin shume te veshtira per mua , mirepo fale Zotit mbas 3 muajsh kjo gjendje u lehtesua disi derisa u ambjentova.Qe me fillimin e muajit Mars jam ne nje gjendje shume te rende morale.Nuk kam deshire te studioj , nuk kam deshire te luaj lojra apo te flas me njerez qe dikur i doja shume.Jam shume i shperqendruar dhe i paduruar.Oreksin nuk e kam mire duke patur parasysh se gjithmone kam qene dhe te afermit me njohin si njeri me shume oreks por tani shume gjera qe i doja nuk i dua me.E vetmja gje qe dua eshte te degjoj muzik , te shkoj ne kinema dhe te rri ne celular.Une vete jam tip shume i mbyllur dhe i vetmi person me te cilin une hapem disi eshte mamaja ime por edhe ajo di vetem 5 % te asaj cka une ndjej dhe mendoj.Kam rene ne nje gjendje te thelle dembelizmi dhe pesimizmi dhe merzie.Nuk jam ekpert po mendoj se jam ne depresion.Ju lutem te me ndihmoni.Drini

      1. MSc. Sonila Mecaj says:

        Pershendetje Drini,
        Me vjen mire qe mendimet dhe ankthi kane nisur te largohen. Por, ashtu si e thua dhe vete, gjendja emocionale nuk eshte e mire prej disa kohesh. Besoj se per kete arsye kane lindur edhe mendimet shqetesuese edhe ankthi. Mendimet dhe emocionet ushqejne njera-tjetren.
        Ardhja ne Tirane nga nje qytet tjeter dhe nisja e nje jete te re, larg familjes eshte nje periudhe e veshtire per te gjithe. Ndryshimi ne vetvete kerkon nga personi te pershtatet ne disa drejtime, jo vetem ne lidhje me gjerat praktike, por edhe me mungesen e njerezve te dashur, me krijimin e shoqerive te reja, me kerkesat e shkolles, dhe sic thua ti per fat te keq dhe me bullizmin ne disa raste. Nuk eshte e rendesishme t’i veme emra gjendjeve te tilla: depresion, ankth, crregullim obsesiv-kompulsiv, por me teper t’i kuptojme nga vijne, cfare na ndihmon te ndihemi me mire. Nuk e di nese jeton vetem apo me shoke, por te flasesh me te tjere ne lidhje me menyren si ndihesh, per vetmine tende dhe te ndjerit i tepert apo i papelqyer, ndihmon shume. Jo vetem se mund te kuptosh qe nuk je i vetmi qe ndihesh depresiv, por edhe sepse kur je i vertete njerezit te pranojne me shume. Njerezit zakonisht priren te tregohen te forte, te zote, te sigurt, shpesh dhe te dhunshem duke krijuar idene qe ne kete bote nuk ka vend per te dobetit dhe te pazotet. Por ne fakt pas kesaj fasade qendron nje e vertete tjeter: te gjithe me frikerat e tyre, traumat e tyre ne jete, semundjet, difektet, etj, etj.
        Pra, si perfundim mund te them qe Po, mund te jesh ne nje periudhe depresive pasi Po eshte mjaft depresive te gjendesh i vetem dhe i papranuar nga mjedisi perreth, te ndihesh i vogel ne nje qytet te madh. Ndonjehere jane ndjesi te hershme qe rikthehen ne kujtese, si kur jemi te vegjel dhe ndihemi te tepert ne nje grup me te rritur, jo te mire mjaftueshem, apo si ne diten e pare te klases se pare.
        Shpresoj qe shkolla qe ti po ndjek te jete interesante per ty dhe per pasoje te te ndihmoje te ndihesh me mire me veten, me ate qe ti do besh ne jete.
        Vazhdo te shkruash nese te ndihmon.
        Dite te mire!
        Sonila

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV