Ales 23.09.2019
Pershendetje un jam nje vajze 16 vjece dhe dua nje djale nga klasa por nuk jam e sigurt nese dhe ai me sepse e kam pare disa here duke me shikuar mua ne sy dhe sa e shikoj un i heq syte. Ai ka nje tip pak nevrik dhe gjithmon kam pasur si frike qe ti flase. I shkrujta nje dite dhe ai foli shum embel madje u mundua dhe te me bente per te qeshur. Nuk e di si te reagoj me te sepse mesa me ka thenur ai dhe shoket e tij ai vetem dy te dashura ka pasur as nuk i ka takuar asgje, gje qe me ben te mendoj se ndoshta ai ka turp. Ne kemi qen shoke prej 5 viteve . Une dua disa keshilla se si duhet qe te reagoj un me kete dhe si ta kuptoj nese me do ose jo. Ju lutem me ndihmoni!!!! Jam shum e trishtuar per kete ceshtje nuk le sekond te dites pa menduar????????????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Ales,
Te falenderoj qe na shkruan. Imagjinoj nga letra jote qe edhe ti mund te ndjesh pak turp ose frike per t’u
shprehur me shokun tend per deshirat dhe ndjenjat qe ke per te. Duke qene se e mendon aq shpesh,
ndoshta mund te perballesh me friken qe ke per t’i folur, sepse mesa thua edhe reagimi i tij ka qene
pozitiv. I vetmi qe e di sesi ndihet ndaj teje eshte ai dhe nese keni pak me shume komunikim mund te
krijohet mundesia qe ta pyesesh dhe te shprehesh me shume per ato qe ti ndjen dhe mendon. E kuptoj
qe eshte e frikshme te jesh e sinqerte dhe e hapur me dike, por eshte me shperblyese ta besh edhe nese
gjerat nuk shkojne sic e pret. Eshte e rendesishme te mesosh te komunikosh ndjenjat e tua, si ato
pozitive edhe negative, kjo te ben te pergjegjshme ne marredheniet e tua dhe i jep mundesine edhe te
tjereve te jene me te shprehur dhe te pergjegjshem ne raport me ty.
Uroj te kem ndihmuar sadopak dhe nese ke akoma dicka, na shkruaj. Me te mirat!
Pershendetje
Je nji vajz qe po ndjen nji lumturi qe se ke kuptuar me par qe e quan dashuri
Si mendon te rrish dhe ta pelqesh ndoshta esht me mir
Gjerat kuptohen me kalimin e kohes gjithmon tja lesh kohes nese ngutesh ben gabime dhe qe mund te pendohesh un besoj se nji zgjidhje e mir esht koha duke mos u ngutur
Un te njejtat probleme kam pasur qe doja dike e sme donte por ne momentin qe jam rritur dhe pak kuptoj se sa e thjesht esht te flasesh me nje person ku turpi nk mbizoteron sepse nuk esht gabim ti flasesh dikujt por gjithmon behet fjal pas kalimit te nje far periudhe
Thjesht nuk jam psikologe askushi nuk jam sepse dhe un kam problemet dhe gjerat e mia qe me stresojn dhe qe duhen folur
Thjesht ky mbetet nji mendim dhe jo per tu zbatuar
Ate e ke ne dor ti