Këshilla/Blog

28.05.2017

problemi im esht me familjen kam 5 vjet e lidhur me nje djale dy vitet e para ishim shum rehat por familja ime me sulmonte shum madje motra ishte ajo qe me shkaterroi cdo gje se fliste me shoket e ktij merrte shoqe ikte me shoket e ktij neper udhetime dhe ca sme kishin share mua dhe ky me morri inat ne nje fare menyre .mamaja ime impononte kte me patjeter fejohu merre vajzen time nderkoh une sa isha ndar nga nje lidhje se per faj te mamit perfundova me nje qe luante bixhoz. dua ti bie shkurt se historia ime esht shum e gjate ky mbas dy vjetesh lidhje me mua shkoi me nje konviktore dhe ajo i ngeli shtatzan dhe ky e mori ne shpi se duke par dhe sulmet e familjes time qe i shkonin kapnin vllezrit e ktij e shanin kte shkonin ne bizneset e ktij linin nam ulerisnin nena ktij i thoshte ajo ska per te hyr kurr ktu ne kte shpi mori konviktoren normal sot kan dy femij .por problemi jon esht se e kemi provuar te ndahemi po srrim dot ky me thot bejm nje femij bashke do ti jap cdo gje femijes me ty mbiemer shtepi cdo gje do jem me ju dhe me femijet qe kam do ta ken moter ose vlla sdo ti ndaj kurr vetem me familjen tende sdua kontakt te pakten me mamin jo .une kam 5 vjet me t dhe ai esht ber pjes e jetes time kam kaluar shum gjera me te dhe sot jam ktu prej intrigave te nenes time dhe motres time .sdi si te veproj kto vetem me sulmojn me prekin me fjal te ulta shume

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me me ne gjithë mendimet e ndjenjat e tua.
    Me sa duket nga letra, paske kaluar situate shumë lënduese dhe aq me tepër kur lëndimi na vjen nga persona të afërm e familjarë dhe nga konflikte të pazgjidhura e të forta.
    Nuk arrij të kuptoj shumë qartë se ku qëndrojnë konfliktet e problemet që ke me motrën dhe me mamin tend dhe cfarë shkakton reagimet e tyre drejt tej dhe histories që ti ke patur e që me sa duket ke dashur të vazhdosh drejt një lidhje të qëndrueshme.Gjithsesi ti duket se e ke ruajtur lidhjen tënde pavarësisht të gjithave.
    Në situatën në të cilën je do të këshilloja të mendoje për veten tënde dhe për atë që ti dëshiron më së shumti. Në rast se ke ende hezitime në lidhje me atë cfarë personi tjetër të propozon, atëherë një arsye ka, kështu që mendo se cfarë të pengon dhe cfarë dëshiron ti realisht. Nga se ke frikë? A ka ndonjë zgjidhje tjetër ndërkohë me personin që do? Pse është e vështirë të ndahesh? A je gati në këtë moment për të pasur një fëmijë? A ka dicka që mund të zgjidhësh në marrëdhëniet me familjarët e tu? E në rast se jo, a ka ndonjë mënyrë se si mund tu shmangesh atyre dhe situatave aktuale në një mënyrë që të jenë sa më pak shqetësuese për ty?

    Besoj se ndoshta je e bllokuar nga mendimet e veprimet e personave të tjerë dhe kjo mbase s’po të le shumë kohë të mendosh për veten tënde apo për atë që ti do të bësh në këtë moment dhe cfarë të bën ty të ndihesh mirë dhe e plotë.
    Edhe fakti që na ke shkruar tregon një pasiguri tënden lidhur me propozimin. Unë nuk mund ti di arsyet e tua, por të sugjeroj të marrësh kohën tënde për të reflektuar dhe për tu cliruar nga e kaluara e gjërave që ka ndodh.
    Mendoj se zgjidhjet e zgjedhjet që bëjmë në jetë duhet të na orientojnë drejt gjetjes së paqes si dhe lumturisë më tej.
    Uroj që përgjgja të ketë qenë ndihmuese për ty dhe gjithë të mirat më tej dhe shumë qetësi.
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV