Ada 20.07.2021
Ju lutem stafit Nuk je vet ..Me ndihmoni .Motra ime ka nevoj per ndihme eshte e dhunuar psikologjikisht dhe fizikusht nga burri i saj i alkolizuar..Unr ndodhem jashte shtetit dhe nuk i di mire ligjet ne shqiperi..A ka ndonje shoqat qe ndihmon grat e dhunuara ?A ka ndonje ndihme financiare per dy femijet nga shteti? Ajo nuk ka denoncuar se ka frike dhe femijet po ti pyesesh nuk tregojne qe dgunohen kane frike sidomos djali se vajza tregon …Me jepni nje mendimim cfare te bejm sebashu qe ta largojmr nga nje person i dhunuar ???
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që na shkruajtët. Është e vështirë të besosh se sa shumë gra, vajza dhe fëmijë rriten në mjedise të tilla, me vjen shumë keq për gjendjen e motrës dhe fëmijëve të saj.
Ju mund të drejtoheni tek kjo linjë në numrin kombëtar për këshillimin e vajzave dhe grave:
116117 ose në këtë website meqë jeni jashtë: https://hotlinealbania.org/
Më pas ato ju orientojnë për hapat që duhet të ndiqni, por edhe e ndihmojnë motrën dhe fëmijët me këshillim dhe mbështetje. Sigurisht, edhe në polici mund të bëhet denoncimi, mjaft të jetë dhe ajo gati për këtë.
Gjithë të mirat,
Veronika