Ana 13.09.2020
Kam kohë mund të them vite qe ndihem keq me veten me jetën time edhe me familjen. Nganjëherë ju kam thënë pse me sollët në jetë kur deri tani kemi vuajtur si nga ana ekonomike por edhe nga dhuna në familje që fëmijë pse duhej edhe pse jam rritur tani prap vazhdojnë zënka e probleme tani mundohem me atë timen ti ndaloj por jo. Nuk kam pasur ndonjëherë mbështetje apo dashuri nga familja ime më duket sikur për ata nuk egzistoj kjo gjë më ka penguar edhe në jetën jashtë familjes kam pasur braktisje nga shoqëria për gjëra koti edhe nuk kam vazhduae as te kem më miq të rinj as asgjë. Kam pasur edhe vazhdoj të kem mendime vetëvrasëse vetëm se tani janë më të shpeshta edhe disa herë kam lënduar vetën fizikisht si e si të ikin ato që un po mëndoja ato që po ndjeja… Gjëja që dua më shumë tani është të vdes por edhe kam frikë se di se çfare më pengon qe jam akoma ktu sdua të jem. Dua që gjithë kjo të mbarojë dua të iki larg që këtu..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
E kuptoj dhimbjen tënde dhe më vjen shumë keq për gjithë gjërat që ke kaluar e që po kalon. Fakti që ke shkruar dhe ke kërkuar ndihmë tregon që thellë brenda teje ka shpresë. Ne jemi këtu për ty. Jeta mund të duket tepër e vështirë nëse përqendrohesh te problemet, te e kaluara e vështirë, te dhuna, te mungesa e mbështetjes dhe dashurisë nga familja, te mungesa e miqve, te braktisja… Këto nuk janë të lehta, e besoj, madje ato mesa duket, kanë kontribuar që ti të ndihesh keq me veten tënde dhe të tjerët. Këto brenga duhen folur me dikë, nuk duhen mbajtur përbrenda. Vetëm e folura mund të të çlirojë dhe të të japë fuqi për të vazhduar përpara. Më lejo të të them që gjërat negative janë vetëm njëra anë e medaljes së jetës. Ana tjetër është shërimi ose rimëkëmbja. Gjithmonë është e mundur të rimëkëmbesh, të dalësh nga honi i mendimeve dhe ndjesive të dhimbshme, nëse vendos të bësh diçka për veten. Të qëndrosh në vend nuk është zgjedhje, por një pasojë e gjërave që kanë ndodhur, e gjërave që të tjerët kanë bërë gabim. Këto gjëra nuk i zgjodhe ti me dorën tënde, ato ndodhën për shkak të njerëzve të tjerë, prindërve në këtë rast. Tani ti ke mundësi të zgjedhësh veten tënde dhe një jetë më të mirë për veten, pavarësisht gjërave të vështira që të kanë ndodhur. Ke plot hapësirë këtu ku mund të zbrazësh brengat e tua dhe të marrësh ndihmë pa pagesë. Jepi vetes kurajë, kërko ndihmë edhe nga persona aty jashtë te të cilët beson. Gjej mënyra sado të thjeshta për t’u lidhur me jetën, duke bërë gjëra të vogla përditë, që të japin kënaqësi dhe kuptim. Ndërkohë ne jemi këtu për të të mbrojtur dhe për të të dhënë mbështetjen që të mungon
aktualisht. Të uroj shumë forcë dhe dashuri për veten!
Përzemërsisht,
Lediona Braho
Psikologe