Eni 18.10.2020
Thjesht nuk e di si filloi e gjith kjo gjendje.
Ne fillim fare un thjesht mora 1 vajz vecmas per ti then se dua te flas me te.
Pikerisht se doja te sqarohesha se ajo hapte thashetheme ne shoqerin e vet per mua dhe sme kishte qef.ajo kur folem vecmas me tha qe skishte asgje me mua po nderkoh shoqes vet i kishte shpifur qe un e kisha mar vecmas sepse i kerkoja shoqeri…kur un e mora per ate qellim qe te thash ty.Nejse kto sa u dha mundesia ne gr e whatssup te klases u kapen diku ca shkruajta un 1 muhabet e po me suleshin 5,6 veta po shanin.kryetraja dhe admiruesja e gr 23 vjece eshte shtatzen me femijn e 2te dhe ajo me bente nr si tjerat ne wacap jo kush te pyeti ty po ik zhduku se je kalama etj etj.Kesaj dhe nja 3 tjerave u kam shkruar n rrjete sociale pikerisht se sillen n kte lloj forme.Ato i perdpren kto kunder meje e po me kercenonin jo te denoncojm na ke kercenuar te gjtha ato qe kisha probl nxiten tjeret kunder meje per 1 lug uj.
Po ajo u kap te nje fjal nuk ua tha gjitha faktet e historin njerezve po bente skena para gjithve. Me shohnin te tjr me cudi sepse kto benin si te mira e me fajsonin oara gjithve kurse.njerezit e klases me jepnin mend se kjo e 2,3 tjera ua kishin mbledh trut tjerve dhe asnjeri spo me degjonte e kuptonte e se dinte gjith historin. Me thoshin njrz lloj lloj llafesh per ate ca sme ofenduan sot.Madje e njerez qe skam pas as kurrfar lidhje 2 vjet thjesht vinin aty e ofendonin.Benin lojra.
Vuajta mbi supe gjith ato llafe e fyerje.Ca sme than smbush sje ne vete injorante e trash e manget madje e njerez qe vet jan keq per vete ne ate an..U mblodhen turm e kuvendonin kunder meje.Ishte tmerr nuk doja veten.
Nuk e di si e mora ate provim ne ate gjendje po hajt e mora te pakten mora vleresim nga pedagoget nuk e di a ishte per mir apo per shkak te gjendjes se krijuar.
Nuk doja veten.Kur erdha ne shpi mu erresua bota.Nuk duroja asnje.Mu kujtuan mbi vete e tmerret e gjimnazit me kte qe ndodhi.
Po dua te le shkollen.
Nuk mundem me.
Nuk kam besim.
Nuk e di a do behem me njeri.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që kontaktove me ne! Duket se është krijuar një situatë konfuze në jetën tënde për shkak të një keqkuptimi. Megjithatë, nga mënyra se si është shkruar historia nuk jam shumë e qartë se çfarë ka ndodhur. Nqs e kuptova saktë, thelbi është që 2-3 shoqe klase kanë folur keq për ty, dhe pasi ti u përballe me ato në rrjete sociale, ato kanë përhapur akoma më shumë thashetheme për ty dhe kanë bindur dhe të tjerë që të të kundërvihen. Pyes veten nga i vjen motivimi aq i madh për të të dëmtuar? Çfarë ndodhi herën e parë që u përballe me vajzën? Cila ishte arsyeja? Dhe kur thua për “tmerret e gjimnazit” çfarë ishin ato? Domethënë ke pasur situata të ngjashme ngacmimi dhe në gjimnaz? Do të të sugjeroja të diskutoje me shoqet/kët e klasës për këtë situatë të krijuar, ndoshta ata kanë një mendim më objektiv, por në një moment që do jesh më e qetë. Gjithsesi, askush nuk ka të drejtë të të ofendojë dhe për këtë ke të drejtën tënde që t’i kërkosh të ndalojnë! Meqënëse është një situatë e përsëritur për ty, do ishte mirë që të kontaktoje në chatt – in e kësaj faqeje apo të bëje disa seanca psikoterapie.
Shpresoj të të kem ndihmuar,
Gjithë të mirat,
Veronika