Këshilla/Blog

15.08.2016

Pershendetje
Problemi im eshte ky , jam ne lidhje mr nje djale prej disa muajsh , por jam e vendosur ti jap fund per disa arsye por edhe sespse kam kuptuar qe nuk e ka per seriozisht. Ajo qe une kerkoj nga ju eshte te me jepni ndonje keshille se si mund ti jap fund kesaj lidhje, pa probleme dhe pa shkaktuar debate e telashe me kete person . personi ne fjale di shume rreth meje,ka foto tonat dhe mund te beje cdo gje ne shenje hakmarrjeje. Kjo do ishte shkaterrim per mua.
Ndaj ju lutem te me ndihmoni ti jap fund ne menyre te qete
Faleminderit dhe ju pergezoj per punen qe beni

  1. irsa says:

    Mendoj qe menyra me e mire per ti dhene fund eshte duke fol drejtperdrejt me kete djalin. Thuaja qe gjerat nuk po ecin, dhe ti ke deshire ti japesh fund. fol sinqerisht. Nuk ka asnje arsye perse ai te hakmerret.
    Cfare te shqeteson ty kaq shume ne informcaionin qe ka ai per ty?
    Ndonjehere marredheniet nuk ecin dhe ai duhet ta dije kaq, keshtu qe mendoj qe duhet ta marresh gjene pak me me qetesi.

    1. Anonymous says:

      Te falenderoj per keshillen
      Ajo qe me shqeteson mua eshte se personi me te cilin jam ne lidhje ,ka foto Ku kemi dale bashke ,bisedat tona ,foto te mia , kemi miqesi te perbashket dhe kam frike se per hakmarrje mund te shpiki gjera ne lidhje me mua .me pak fjale te me hapi namin e zi , une jam vajze dhe kjo gje do ishte shkaterruese per mua , sidomos per familjen time. Ai eshte shume gjaknxehte ,impulsiv ndaj kam frike se mund te me beje ndonje gje .une dua ti jap fund dhe me pas ai te mos me kerkoje me ,te harroj qe ekzistoj sepse ne nje te neserme une do te duhet te fejohem dhe eshte keq qe te perhapen fjale per mua ,sepse kjo me pas penalizon dhe maredhenien tjeter qe do kem krijuar 🙁
      Te falenderoj perzemersisht

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV