05.09.2016
Pershendetje.. Jam e lidhur me nje djal prej 5 mujash tashme… Ashtu si per shumicen e femrave dhe mua m shqetson fakti si ta di qe ai me do mua… Eshte tip i ftot nuk para e shpreh ate qe ndjen… kur ndonjher i them qe nuk e di ne me do ai me thot qe bej gabim qe mendoj kshu.. nuk para dalim takohemi shum rrall per arsye se lidhjen tone nuk e di askush dhe nuk duam tw na zbulojne… dhe kur takohemi kalojme ne intimitet.. Kur jm ne krahet e tij ndihem e mbrojtur e sigurt por prap mendoj se ai nk me do per sjerozisht..me jepni ndonj ide ju lutem…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Të falenderoj që ndan me ne shqetësimin tënd. E kuptoj nga sa na shkruan se ndjehesh e brengosur nga pasiguria nëse i dashuri të do apo jo. Me sa duket nuk të mjafton që ai të siguron se po bën gabim që mendon se nuk të do. Cfarë do doje ti që ai të bënte që ti të ndjeheshe e sigurtë që ai të do? Mund të ndodhë që të mos keni të njejtin concept për dashurinë, por kjo nuk do të thotë që nuk është dashuri. Mund të provoni të diskutoni me njëri tjetrin këtë aspect dhe të pranoni njëri tjetrin. Sigurisht që e vështirëson lidhjen fakti që takoheni fshehurazi, por shpesh herë kjo mund të nxisë edhe më shumë romancën Megjithatë, duhet të flisni hapur me njëri tjetrin dhe të shijoni cdo gjë nga lidhja juaj.
Uroj të jesh më e qartë dhe mos hezito të na shkruash në cdo moment.
Gjithë të mirat!