18.09.2017
pershendetje, cili mund t jete shkaku qe une dyshoj per gjithcka qe i dashuri me thote, ben ose ndjen kundrejt meje? Me duket me teper se ja ushqej vetes kete gje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Ne mënyrë që të të jap një mendim sa me të plotë, më mungojme disa informacione të rëndësishmë, si psh:
Sa kohe jeni e lidhur? A ka pasur ne marrëdhënien tuaj zhgenjime apo situata që kanë lëkundur besimin që keni tek i dashuri? Të ka ndodhur qe të ka gënjyer/mashtruar ndonjëherë? A ke patur në të kaluarën ndonjë lidhje tjetër nga e cila ke dalë e zhgënjyer pasi ke zbuluar të pavërteta apo që të është tradhëtuar besimi ndaj partnerit?
Po ne jetën tuaj të përditshme, në lidhje me familjarët dhe shoqërinë, ndiheni njësoj? Dyshoni edhe tek veprimet e tyre Apo kjo ju ndodhur vetëm me partnerin kjo situatë?
Ne pritje te pergjigjeve, te uroj gjithe te mirat!