Këshilla/Blog

27.08.2018

Kam nje lidhje gati 3 vjet dhe gjithcka shkon mire . E vetmja gje qe po sjell grindje keto kohet e fundit eshte qe i dashuri im del xhiro me makin ose kafe me nje kusheri i cili eshte i martuar me femij por e tradheton gruan e tij dhe shum veta e dine kete gje . I flas shume qe mos dale me te sepse kur del rri mbi 2 ore dhe nuk me kthen pergjigje . Jam shum ne merak se mos ai i gjen dike ose e fut ne seder per te tradhetuar . Me thoni sipas mendimit tuaj po e besdis e po krijoj sher kot duke i thene vazhdimisht qe mos qendroje me te ? Apo vertet meraku tim mund te mos jet i kote dhe kam te drejt te reagoj keshtu . Ai me thote nga shkojme dhe cfare flasin por perseri jam shum e shqetesuar . Cfar mendoni ju ?

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar për atë cfarë po të shqetëson.
    E kuptoj që je disi e shqetësuar në këtë situatë pasi mendon për influencat që mund të kenë të tjerët te i dashuri yt.

    Unë mendoj që nuk mund të kontrollojmë gjithshka por ajo që kemi në dorë është të kontrollojmë reagimet tona dhe të orientohemi drejt. Mendoj që në këtë rast ti po shfaq pasiguri, reagim emocional dhe jo të bazuar në fakte. Sic thua edhe ti letër ti ke besim te i dashuri yt, cdo gjë shkon mirë dhe thua edhe se ai të jep informacion për cfarë bën.

    Në vend që të investosh te kjo, pse të mos mendosh për të krijuar ngrohtësi midis jush, konfidencë, për ti treguar se ke besim te ai dhe te dashuria midis jush. Do të këshilloja të mendoje në formë të zgjuar, më shumë për këtë gjë, që e afron dhe e bën partnerin të ndihet mirë, të shpenzojë kohë me ty se sa dicka që mund ta largojë dhe ta bezdis.

    Gjithashtu besoj se midis jush ju flisni për atë që përbëjnë standartet tuaja në marrëdhënie dhe faktin që tradhëtia nuk hyn në to.

    Shpresoj se përgjigja të të ketë ndihmuar,
    Të uroj gjithë të mirat më tej,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV