Girl 30.09.2019
Pershendetje! Kam nevoje per ndihme
psikologjike jam ndare nga i dashuri sepse me tradhetoi i kisha ne shkolle te dy dhe tani pervecse jam fiksuar me te dy duke i perndjekur ata i kontrolloj ne cdo vend por me duket sikur cdo fjale ne shoqeri eshte me tendenc tani qe kam mbaruar dhe masterin dhe akoma nuk kam gjetur nje pune. Me ka kapur nje fobi sikur do ngel pa nje pune dhe nuk rri dot pa u marr me dicka me shkon mendja vetem tek ai po cmendem. Kisha deshire per nje prgj tuajen nese do ishte e mundur faleminderit????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur mundohu te dalesh argetohu me shoqet kalo bukur edhe nese nk ke shoqe dil vetem shijo nji kafe dil ec e qet bej njohje tako njerez bisedo
Ske pse te varesh jeten tende tek ai person kur nderkoh esht i lumtur me dike tjeter
Ky esht realiteti qe ti nuk don ta pranosh me veten por esht me mir te ecesh perpara sepse nuk ke asnji penges
Bota esht plot me meshkuj mund ta thwm kte sepse bota nk rrotullohet rreth tij
Mendo se familja jote te don te perkrah ke njerez qe te duan
Mundohu te argetohesh harroj gjerat e tjera
Ky esht mendimi im
Përshëndetje,
Me sa po kuptoj je duke kaluar një periudhë jo të thjeshtë duke marr parasysh faktin që po përpiqesh të gjesh punë dhe ndeërkohë lëndimin që ke kaluar nga tradhëtia dhe ndarja prej të dashurit. Fakti që e gjen veten të pamundur për të mos menduar për të, apo fakti që thua që i kontrollon tregon se si ende nuk ke pasur mundësinë për ta mbyllur si cështje. Duket që kjo histori mund të ketë shkaktuar tek ti ndjesinë e braktisjes dhe ndoshta mund të jete kjo frike e të mos qenit e përzgjedhur që po jehon fortë tek ti dhe që reflektohet edhe në frikën që ke se mos nuk gjen punë.
Mendoj që është shumë e rëndësishme që ti japësh mundësinë vetes të kuptosh se si kjo lidhje ka ndikuar tek ti , pasiguritë që mund të të ketë shkaktuar dhe të mundesh ta tejkalosh këtë periudhë ku të gjitha energjitë e tua shkojnë tek persona të tjerë dhe jo tek vetja jote. Të inkurajoj të flasesh me dike, qoftë një mik apo idealisht me një psikoterapist për të eksploruar më tej mundësitë e shumta që ke për tu fuqizuar dhe për tu zhvilluar më tej emocionalisht.
Të uroj gjithë te mirat,
Dorina