Këshilla/Blog

Armer 08.04.2022

Pershendetje,
Nuk mundem te harroj te kaluaren, e tashmja me duket shum e pa kuptimt dhe e kot nuk ndjej kenaqesi per asgje qe bej, kam shume arsye per te qen e lumtur por nuk mundem te jem mendoj vetem gjera negative gjith kohes jam me stres dhe ne ankth. Para 3vitr mbarova gjimnazin qe ateher sikur me ka mbaruar edhe jeta, shoqerin qe e krijova ne gjimnaz tani as nuk me folin kur me shohin ne rruge behen sikur nuk me njohin kjo po me vret shume sepse kemi qene 4 vite shume te lidhur me njeri tjetrin dhe tani asgje ,por perseri une i dua si ne fillim edhe pse nuk flasim. Dua ndonje keshille nga dikush qe te me tregoj si te ec perpara dhe ta harroj te kaluaren dhe ata qe me kane harruar , dua te me rikthehet lumturia e meparshme, te jem e lumtur edhe tani sepse po me duket qe nuk do mundi te jem e lumtur kurr pasi qe nuk i besoj njerezit sidomos te bej shoqeri te re nuk dua fare. Dua qe mos e mendoj te kaluaren edhe pse ka qene periudha me e bukur deri tani sepse gjithmone ndjehem ne ankth kur e krahasoj ate me te tashmen.
Nese me keni kuptuar sado pak dhe nese keni kaluar dhe ju ndonje periudhe te tille ju kisha lut qe te me ndihmoni ta kaloj edhe une.