Këshilla/Blog

12.11.2017

Pershendetje kam qen e lidhur me nje djal per 2 vjet,nfakt 2 vjet kam folur por gati 1 vit e lidhur,u ndam u bashkuam shum her,e kkapja duke folur me tjera,u nda nga un u lidh me nje tjeter mshante mbente,pasi nuk i shkruaja me,ai me shkruante vet shpesh dhe m kerkonte falje,tashme me ka shkruajtur serish dh kerkon rikthim,po un jam n medyshje pasi as nuk e ndjej si m perpara,srz nk di cfr tbej ? kur e mendoj per ato q mka ber m hipen nje urrejtje,por kur e mendoj q mund ta perqafoj serish….. Nuk e di prndj ju shkruajta.
Flm.

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Shumë faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne atë që të shqetëson në këto momente.
    E ndjej dhe kuptoj që je në një fazë konfuzioni, ndjesish të dyfishta dhe për më tepër kur raporti që ju keni patur paska patur dinamika ndarjesh.
    Me sa duket djali nuk është gati për një raport më të qëndrueshëm me ty dhe sjelljet e tij përgjatë dy viteve duket se e tregojnë qartë këtë gjë.

    Gjithashtu me aq sa ti shkruan në letër, sjelljet e tij nuk duket që janë shumë korrekte ndaj teje, ndjenjës dhe përkushtimit tënd apo predispozitës që ke për t’ju përgjigjur kur ai do të kthehet. Kjo duhet të të bë jty të reflektosh dhe të mendosh më shumë për veten, kufinjtë që duhet të vendosësh, pozicionin e vetes tënde
    Më beso që është dicka e vështirë të vendosësh kufinj dhe është një i mësuar që na ndodh gjatë gjithë jetës,prandaj ne kemi nevojë dhe ndërtojmë marrëdhënie, lëndohemi, dalim prej tyre e riprovojmë sërish.

    Thuhet se ndjenjat që kemi për dikë në fakt na përkasin neve, ndërkohë që veprimet që bëjmë në një marrëdhënie, tregojnë dhe japin tjetrit. Kjo për të të thënë që në një marrëdhënie duhet reflektuar për të dyja aspektet (ndjenjat që kanë/kemi dhe veprimet që tregojnë/tregojmë).

    Kjo ishtë në vija të përgjithshme, por duke qenë se ju të dy keni tashmë një komunim dhe duket që ti je e paqartë, do të këshilloja të merrje kohën e duhur pa u nxituar derisa të bindeshe që afrimi është serioz si dhe të komunikoni midis jush pwr atë cfarë doni të bëni, por duke të rikthyer fort te ajo cfarë thashë pak më lart në përgjigjen tënde.

    Shpresoj që përgjigja ime të të ketë qartësuar. Për cdo gjë je e mirëpritur të na shkruash sërish,

    Të uroj gjithë të mirat dhe marrëdhënie të shëndetshme,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV