15.04.2019
Prsh stafi un jam me ankth qe dy vitee nuk kam pasur gjat ketyre dy viteve gjat tere kohes ne mas te madhe por peridhes se dimirit kam pasur ankth shum probleme frymarrje mendime shum te keqija qe me friksojn shumë por un jam lodhur shumm nga kjo gjendje jam shum e lodhur jam duke i trajtuar qe 5 muaj tek nje psikiater kam pasur periudha qe kam qenë me mir por perseri e njejta shfaqet nuk e di si te gjej zgjidhje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Faleminderit që ndave me ne shqetësimin tënd lidhur me ankthin dhe simptomat qe e shoqërojnë atë.
Ankthi është një emocion që secili prej nesh e përjeton kur përballet me situata rreziku reale, por kur nuk ka një shkak konkret apo real që provokon ankth atëhere krijohet gjendje e rënduar për individin. Më vjen keq që dhe ti prej dy vitesh vuan prej këtyre simpomave.
Ndonëse trajtimi tek një psikiatër është një mundësi, siç dhe ti shkruan në letrën tënde, nuk të ndihmon në kohë afatgjate. Medikamentet, nëse ke marrë të tilla, mund të të ndihmojnë vetëm përkohësisht me këtë gjendje.
Ajo çfarë unë do të të sugjeroja është të kërkoje ndihmë tek një psikolog për të kuptuar më thellë arsyet që provokojnë gjendjen e ankthit tek ti. Kjo sepse ankthi është sinjalizues për çështje të cilat duhen trajtuar me ndihmën e një profesionisti, përmes të folurit ballë për ballë.
Uroj të të kem ndihmuar sadopak e të kërkosh ndihmën që ke nevojë!
Gresa