Këshilla/Blog

14.03.2016

Do me pelqente te me keshillonte profesoreshe Anila Sulstarova. Sapo kam mbyllur studimet pasuniversitare dhe tani jam zhvendosur ne qytetin Tim te lindjes. Pune nuk kam filluar pasi nuk Jane krijuar mundesite.prinderit dhe te afermit duan te marr vendim per fejese.po flas me nje djale nga fb pasi qendron ne Itali dhe kishim 4 muaj qe flisnim dhe patem nje debat dhe une u shkeputa por ai me kerkon te erdhi dhe ne Shqiperi por nuk ja dhashe mundesine te sqarohej. Njoha nje djale te tjeter x hater te prinderve por I shkeputa edhe me ate pasi me kerkonin ti zyrtarizoja gjerat. KY djali I italise me shkruajti perseri dhe pas 4 muajsh qe une I mbajta qendrim e lejova te sqarohej dhe e kemi lene te pijme nje kafe. Ndihem mire me te por kam frike pasi e di qe do largohet perseri. Dua te Jem e pavarur nga prinderit por trysnia ne familjen time me eshte bere shtypese.ju lutem me ndihmoni!

  1. Dr. Anila Sulstarova says:

    Përshendetje,
    Duket që ju e dini se çfarë kërkoni, të jeni e pavarur dhe të jeni e lirë në vendimet tuaja. Natyrisht, një marrëdhënie tjetër mund të duket si rrugëdalje për pavarësinë, dhe ndonjëherë edhe mund të ndihmojë, por ndryshimi duhet bërë nga ju. Analizë e plotë dhe e thellë e asaj që dëshiron, mundësive që ke, vlerave të tua dhe më pas fillo puno për të arritur atë që do. Natyrisht një fejesë e nxitur prej të tjerëve nuk do të të ndihmonte. Njohjet e tua të japin më shumë mundësi të testosh veten dhe aftësitë që ke. Por, mos përdor njohjet e tua për të arritur diçka që të përket vetëm ty.
    GJithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV