19.02.2016
Pershendetje,doja te merrja nje perggjigjje nga nje psikolog.Shqetesimi im eshte persa i perket ‘skuqjes”qe perjetoj ne momentinqe perqendrohet vemendja tek un ose kam ndonje pakenaqesi me ndonje ne momentin qe ia them shqetesimin skuqem bllokohem nuk arrij te shprehem.Kjo me ndodh dhe kur kerkojper ndonje pune .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Skuqja nuk është një proces që mund të kontrollohet. Sidomos nëse jeni bardhoshe/bardhosh. Është mënyra sesi funskionon truri kuaj. Skuqja është rezultat i përpjekjes së sistemit tuaj nervor për tu qetësuar. Është pjesë e arkitekturës suaj të brendshme dhe kimisë së trurit tuaj. Skuqja mund të ndodhë në rrethana kur ju mund të keni frikë se mos bëni apo thoni diçka gabim dhe mund të ndiheni të turpëruar. Ndonjëherë është një përpjekje për të shmangur turpin. Gjithashtu, ndonjëherë ndodh ku ju mund të mos ndiheni në të njëjtin nivel me të tjerët, mund të ndiheni për arsye të ndryshem inferior/e. Është tërësishte kuptueshme të jesh inferior/e për çështje të caktuara apo gjëra të caktuara.
Mund të ketë teori që përpiqen të kuptojne skuqjen, por jo si menaxhohet ajo.
Ndoshta e vetmja këshillë që mund të jepët është fakti që mund të punosh me vetëvlerësimin, në mënyrë që të mos jetë kaq i ndjeshëm ndaj vëmendjes, apo gabimeve të mundshme. Punë që mund të bëhet edhe vetë (vetëterapi), por edhe me ndihmën e ndonjë profesionisti. Vlen të thuhet, ndonëse për ata që e kanë mund të mos bëjë kuptim, që skuqja është edhe e pranuar shumë nga të tjerët, shihet si shenjë sinqeriteti, sepse është reagim fiziologjik, i pamundur për tu kontrolluar. Nëse për ju perceptohet shumë e vështirë dhe penguese, mund të kërkoni ndihmë për të punuar me vetëvlerësimin dhe ekspluarar koncepte që lidhen me ndjenjat e fajit apo gabimit/dështimit.
Gjithe te mirat.