Këshilla/Blog

Ali 08.09.2021

Jam person qe merem me seminare dhe fjalime para masave me njerez
A egzistojn barna kunder emocioneve kur shfaqem para tyre qe mos
Me pas rrahje zemres emocione te medhaja
Ju lutem pergjigjuni

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Më vjen mirë që je je angazhuar në aktivitete sociale, ku mban komunikim me njerëz dhe ndan eksperiencën apo dijën tënde. Kjo gjë kërkon shumë guxim dhe vetëbesim, dhe emocione të tilla si ankthi janë mëse normale. Deri në momentin që ndjeni që bëhen penguese për përditshmërinë dhe për angazhimin në aktivitete si seminare dhe fjalime që ti mban. Nga kërkesa jote, e cila përfundon me një lutje për përgjigje mundem të kuptoj që simptomat e ankthin (si rrahjet e zemrës që i keni shumë të forta) po ju frikësojnë se mos cënojnë aktivitetin tuaj. Barna qetësues mund të të japin ndjesinë e sigurisë dhe të kontrollit (por për të cilat nuk mundem unë të të sugjeroj dhe as rekomandoj). Ajo që mund të të them është se me ankthin është e nevojshme të punohet përmes terapisë. Mbajtja e simptomave përmes të cilat shfaqet (në këtë rast përgjatë performacave) mund të mësohet përmes procesit terapeutik. Kam përshtypjen që rrahjet e zemrës mund të ndodhin edhe në situate të tjera përtej seminareve apo fjalimeve, ndoshta mund të shfaqet një tjetër simptomë por që në vetvete mesazhi që përcjellin mund të tregojë shumë gjëra mbi vetëimazhin tënd, vetëbesimin dhe sensing e gjykimit. Nuk e di si i keni mundësitë, nëse keni mbështetje nga persona familjarë apo miq me të cilët mund të diskutoni, por rekomandoj të ekplorosh shqetësimet që po përjeton përmes këshillimit psikologjik. Qoftë edhe online përmes chatit të Nuk Je vetëm.

    Kujdesu për veten,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV