Këshilla/Blog

04.11.2017

Pershendetje
Problemi im qendron ne faktin qe ne situata te ndryshme perpara nje interviste pune ose para nje provimi kam dridhje zeri apo duarsh . Ose kur jam ne qender te vemendjes. Ne situata te tjara cdo gje eshte shum normal mund te vij si pasoj e problemeve hormonale apo eshte me teper psikike ? Dhe cilit mjek mund ti drejtohem ?
Faleminderit

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje Rina!
    Te falenderoj qe na je drejtuar per ndihme. Simptomat qe ju pershkruani flasin per Crregullime te ankthit. Por ne nuk mund ta themi kete me siguri. Per te konfirmuar pranine e nje crregullimi psikologjik / emocional na duhet me pare te perjashtojme faktoret fiziologjike qe mund te shkaktojne te njejtat simptoma si edhe crregullimi i ankthit ne rastin tuaj. Drejtohuni prane nje mjeku endokrinolog. Dhe nese mjeku i pergjashton faktoret fiziologjike, mbeten per te vleresuar faktoret psikologjik dhe emocionale. Uroj tj’u kem orientuar disi dhe ju ftoj ten a shkruani serisht.
    Gjithe te mirat, Orsjola

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV