Arlin 28.10.2019
Përshëndetje jam ne lidhje me nje djale qe prej 5 muajsh . Te ne te dy cdo gje eshte për bukuri mirekuptim sinqeritet etj . Prindrit e tij jane dakord po te mite jo . Ata e kane takuar si djale në fillimet e para qe e njoha dhe me pastaj su interesuan me . Dhe per mua e dine sikur Nuk kam kontakte me te por une i ruajta lidhjen dhe cdo gje eshte shkelqyer . Mamit para disa ditesh e vura pak a shume ne dijeni por jo se e sigurova dhe nuk tha gje gje qe se prisja sepse eshte e repte ne cdo drejtim ne edukimi ne cdo gje e do të persour dhe e pergezoj . Por kryq për kete muhabet kam xhaxhain sepse deshiron perfektin te une gje qe nuk ekziston sepse cdokush ka te metà por ky i dashuri im eshte pertej perfektes ne cdo drejtim vetem nje te mete ka qe ka me pak probleme psikologjike te emen dhe i humbet rralle here durimi e do të rrije ne heshtje me kedo me mua shprehet . Kur vura mamin ne dijeni ne oret e para te mengjesit ne tu gdhire pashe xhaxhain qe me ish vene prapa ku do shkoja e me tha qe cfare ben ketu ? Po shoh filmin me Ate shokun I thashe sepse po shihnim film komedi . Une tha tani do shkoj te yt ate e do i them qe ti le shkollen e Po sheh filmin me shokun pasi jam ne universitet. Cfare thua i thashe orari i studimit ka mbaruar jemi ne pasdite pothuajse . Ai Po ikte per te makina ndersa une i thoja me distance sepse spo mund ta arrija qe sdua te marr mendimin tuaj e kam vendosur Tashme dua mirekuptimin tuaj per kte lidhje dhe shkoj ne shpi inthem mamit kshu kshu I thashe xhaxhit nuk besoi kur I tha komshija qe ja tha I tha . Pyetja ime eshte : kaq stres sa Po perjetoj ndikon ne psikologjike dhe shfaqet ne ender sikur ndodh tamam ? Cfare keshille me sugjeroni ? Ata si familje se harrova tju them jane gati per fejese por spo u jap ne konfirmimin nga frika e reagimeve . Faleminderit qe me degjuat .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Me vjen shume mire qe je kaq e sinqerte.
Une uroj te keni lumturi midis jush dhe te bashkoheni e te lumturoheni.
Xhaxhait ndryshoja ti mendjen duke ja prezantuar ate djalin dhe lufto per dashurine tende.
Faleminderit . Kjo keshille me dha me shume force per ta bere kete se druhesha teper , faleminderit me zemer
Faleminderit shume . Me dhate me shume force per ta bere realitet se druhesha shume prej frikes qe kam
Pershendetje. Te falenderoj per pyetjen.
Nga pershkrimi juaj kuptoj disa gjera. Se pari verej se lidhur me te dashurin tuaj mundoheni ti “ekzagjeroni” te mirat dhe ti “minimizoni “të metat”. Ketu e kam fjalen kur thoni psh fraza te tilla si “pertej perfektes ne cdo drejtim” dhe nga ana tjeter “I humbet rralle here durimi” ose “ka vetem nenen me pak probleme psikologjike”. Serish “perfektja” vjen serish si kerkese kesaj radhe nga xhaxhai lidhur me ty, ose nga pritshmerite e nenes, por ne kete rast kjo perfekte “nuk ekzisiton”, “sepse cdokush ka te meta”.
Pra duket sikur per veten nuk mendon ose e ke te pamundur te mendosh dicka te tille, pra qe mund te jesh edhe ti deri diku perfekte si I dashuri jot.
Edhe pergezimi qe I ben nenes se eshte e rrepte me ty me duket pak I cuditshëm. Pyes veten pse duhet te ndihesh mire per kete gje kur ne fakt je adulte? Nga ana tjeter duket sikur edhe ti, megjithese per veten nuk mendon keshtu, I do gjerat perfekte(njesoj si nena dhe xhaxhai) dhe sikur nuk deshiron ta shohesh, le te themi, “joperfekten” si ne mjedisin qe te rrethon ashtu dhe te te tjeret.
Lidhja ka vetem pese muaj qe vazhdon, me sa kuptoj, por kjo gje nuk te pengon te “vendosesh tashme’ si nje adulte dhe thjesht kerkon mirekuptim.
Ne gjithe kete pershkrim tuajin, i cili ishte pak pa radhe, edhe kerkesa qe keni eshte pak konfuze. Nuk e kuptoj, doni te dini nese eshte normale qe I sheh ne endrra keto konflikte qe po perjetoni? Zakonisht endrrat e kane edhe kete funksion, na ndihmojne te zgjidhim “ne ëndrra” konfliktet qe nuk zgjidhim dot ne realitet dhe kjo eshte normale. Apo kerkoni nje sugjerim nese duhet te flisni me prinderit per shqetesimin tuaj?
Nuk e di cfare marredheniesh ke me babain(e permend kalimthi) por mendoj se nje bisede me prinderit mund te pakesoje kete stress qe po perjeton.
Mund te mes shkruash nese deshiron serish.
Gjithe te mirat.