01.07.2019
Pershendetje, kam probleme me ereksionin veten pasi qe e kryej ejakulimin e pare, me duhet kohe dhe me shum veshtersi me ngrihet dhe jo plotesisht, kohen e fundit kam shikuar filma pronografik, qfare mund te jet problemi? Psiqik apo fizik ? Jam 28 vjeqar pesh mesatare dhe mirrem me palester rregullisht, ju falenderoj paraprakisht…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje ne lidhje me shqetesimin tuaj do ju thoja qe pas ejakulimit te pare eshte normale qe te duhet kohe deri ne ereksionin e rradhes. Normalisht duhet 40-50 min po kjo eshte ne varesi te gjendej tuaj fizike dhe psiqike,si dhe nga partneria juaj. Do ju keshilloja qe te qetesoheshit dhe mos e vinitveten ne shume presion sepse ndikon ne menyre direkte te ereksioni juaj. Duhet te mundoheni ta shijoni sa me shume jeten tuaj seksuale dhe mos te shqetesoni veten. Por nese jeni shume te shqetesuar mund te beni nje konsult me mjek specialist Androlog ose Urolog.
Ju uroj dite te mbare.