02.05.2019
Pershendetje.Jam nje djale 15 vjec.Kam nje problem te vecante.Une kam nje problem ne seksualitetin tim,pra jam biseksual.Askush nuk e di kete por,sjelljet e mia ndoshta pak femerore,kane bere njerezit te dyshojne.Ne shkollen time ka shume qe me tallin apo bullizojne,por une nuk i kam treguar askujt.Dhe prej kesaj arsye nuk kam asnje shok apo shoqe te ngushte,por vetem 2-3 shoke dhe shoqe klase qe thjesht i flas por jo te dalim xhiro apo dicka tjeter.Brenda klases i kam te gjithe shoke te mire por jashte saj….asnje.Ju lutem me ndihmoni…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ergi,
Ndërsa zhvillon vlera seksuale që janë të përshtatshme për ty, është e rëndësishme të shikosh sesi do ta përshtasësh veten me vlerat e shoqërisë dhe kulturës. Kur një nga rrethanat bëhet kërcënim, nuk na prek vetëm ne, por edhe vetëvlerësimin social, sesi ne perceptohemi nga të tjerët. Kur shikohesh ndryshe nga të tjerët, mund të ndjesh vetëvlerësim të ulët.
Nga shkrimi yt nuk del qartë se cfarë të shqetëson më shumë, të qenit biseksual (ndihesh konfuz me identitetin tënd seksual) apo sepse je i mospranuar nga shoqëria?
Fenomeni i biseksualitetit mbetet konfuz. Rrallë konsiderohet i ndarë nga homoseksualiteti dhe shpesh shikohet si një formë e tij. Ti ndoshta je në një moment ku ke nevojë të pranosh veten, por edhe të ndihesh i pranuar nga të tjerët. Do të të sugjeroja të frekuentoja qendra LGBT që ndodhen në Tiranë, për të takuar bashkëmoshatarë të cilët ashtu si ti përballen me këto sfida cdo ditë. Të qenit pjesë e këtij komuniteti ndihmon të identifikohesh me ndjenjën e anëtarëve të tjerë, por edhe me ndjenja që ti i ke mbajtur brenda vetes me vite me rradhë. Gjithashtu, ti mund të shtosh strategjitë personale për të përballuar situata të vështira sociale, duke mësuar prej të tjerëve.
Javë të bukur!
Sabina