Fuli 19.08.2021
E nderuara znj. Korriku,
jam nje djal 26 vjecar dhe vuaj nga ergophobia por edhe nga fobia sociale e percjellur me ankth the atak paniku. qe 6 vjet vuaj nga ky problem dhe kursesi te dal nga ky rreth. per shkak te ketij problemi i kam lene disa pune, nuk mundem te duroj stresin dhe panikun qe me kap ne pune, e humbi kontrollin dhe bllokohem nga frika…Kam mbaruas studimet ne fakultetin ekonomik ne Shkup me note mbi mesataren, kam qen nxenes i shkelqyeshem ne shkolle fillore dhe te mesme. Po frigohem per ardhmerine time, nuk e di si do tja dal une keshtu pa pune, kam deshire shume te punoj po kjo me pengon…ju lutem me keshilloni cfare te beje, ka, konsultuar disa psikologe dhe psikiater po pa donje rezultat konkret. Ju faleminderit. Fuli
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
E kuptoj shqetësimin tënd dhe e di sa e vështirë mund të jetë të jetosh prej vitesh me ankth dhe atake paniku.
Padyshim, kur ankthi bëhet bllokues dhe të pengon funksionimin në jetën e përditshme, okupacional, në këtë rast, duhet patjetër trajtuar.
Nëse ke kontaktuar psikologë e psikiatër pa rezultat, më vjen keq, por të inkurajoj të vazhdosh ta bësh derisa të gjesh të duhurin.
Një shqetësim ankthi apo ataku i panikut kërkojnë trajtimin e duhur, siç do duhej trajtuar një ulçer në stomak apo një migrenë. Ndaj të sugjeroj të vazhdosh të kërkosh ndihmë profesionale.
Gjithashtu, mendo se çfarë gjërash mund të ndryshosh në jetën tënde të cilat do të të favorizojnë drejt shërimit. Këtu e kam fjalën për stilin tënd të jetesës dhe aktivitetet që ti mund t’i shtosh në përditshmëri, të cilat mund të të shërbejnë për menaxhimin më të mirë të ankthit. Ushtrimet fizike, ushtrimet e relaksimit, meditimi, joga etj. mund të jenë disa prej tyre, por të sugjeroj të provosh për të gjetur çfarë funksionon për ty.
Uroj ta marrësh ndihmën e duhur dhe të gjesh forcë!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikollooge