13.08.2018
Pershendetje, jam nje djale 26 vjec, jam djale i vetem i dy prindërve qe kan sakrifikuar shumë per mua, jetojme ne fshat por jo ne kto fshatrat që jan të “humbur” nese mund t’i quajmë, 3 km nga qyteti jemi, meremi me buqesi punojmë ne shtepine tone dhe jemi te kenaqur nga ana materiale, qefet jane te shumta por me aq sa kemi jemi të kënaqur, atehere si cdo prindër per femijen e vet kerkon me të mirën, dua të dal tek fejesa me lajmsi, na propozuan nje vajze sic funksion ne keto muhabete prindërit e kishin me shume deshire sepse fjalët ishin shumë të mira për ate, me gjithë mos pranimin tim n fillim duke me folur njerzit e afert vendosa ta takoja, duhet theksuar se vajza eshte ne te njejtin fshat, e kisha pare shume here po nuk eshte se kisha ndonjë kuriozitete t’a njihja me teper, e takova për t’a njohur është një vajzë e urte e mire e ndershme, nga kto vajzat tamam për shtëpi kur thon njerzit, me këtë s’dua të nënkuptojë që të tjerat jan për rrugëve! Që në fillim nuk është se me la shumë mbresa ne pamje nuk me terhoqi shumë ose të ket diçka që të bëjë pervete sa për fillim, po gjithsesi pamja nuk është gjithçka dhe vendosëm për po duke qenë se këto gjëra kështu fillojnë kemi dal gjithësej tre herë por akoma nuk kemi bërë fejesë, tani për kaq herë sa kemi dal mua nuk më tërheqë asgjë tek ajo vajzë, mirë në pamje po as në karakter sepse është një vajzë shumë e mbyllur po shumë, është nga ato vajza që vetëm shkollë shtëpi dhe asgjë tjetër edhe pse është 25 vjeçe nuk di shumë gjëra nga jeta, nuk ka kimi midis nesh, të paktën nga ana ime, nuk ka sens humori, nuk mund të flasim dot për tema të ndryshme, ju shkruaj këtu sepse dua ndonjë mendim nuk e di a do mund të përshtatem me të, nuk e di a do arrij t’a pëlqej ndonjëherë, me pëlqen si njeri është e sinqert për familje është ,nuse perfekte për prindërit, po mua nuk me jep asnjë emocion të veçantë që të jemi i sigurt ta mar kete përgjegjësi, nga njëra anë nuk dua ta humb si rast sepse është vërtet vajze e mire, por nga ana tjetër jam shumë mosbesues për të ardhmen sepse i thonë jete, e s’dua të mar meqaf gocën e botës me mbrapa, Me jepni ndonjë keshille, pa paragjykime ju lutem, Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Per mendimin tim nusja duhet marr per vete jo per prinderit e tu pasi nje dite prinderit e tu sdo jen me dhe ti do jesh ai qe do jetosh me nusen tende.Nese nuk ndjen qe ajo eshte e duhura mos bej gabime, njeriu duhet te zgjedh te kaloje jeten me ate qe do, me ate qe i jep emocione dhe me ate qe e ben te lumtur.Mos mendo per prinderit dhe per “nusen perfekte” e vajzen e mire mendo per veten tende pasi ti do kalosh jeten me te dhe do jesh ti ai qe do ndash te gjitha me te.Prinderit e tu duhet te mbeshtesin cdo vendim tendin.Mendohu mire sa je ne kohe sepse do te besh nje hap te rendesishem dhe nuk ke kthim mbrapa.Shpresoj tju kem ndihmuar sado pak.Kalofshit mire
Përshëndetje dhe faleminderit që ke zgjedhur të ndash me ne shqetësimin tend. E kuptoj që situata që po kalon është e vështirë dhe gjendesh mes dy zjarreve, nga njëra anë zhgënjimi prindërve por dhe i vajzës nëse ti refuzon, dhe nga ana tjetër një e ardhme jo e lumtur si për ty dhe për vajzën, nëse thua po për tju bërë qejfin prindërve.
Kuptoj që në moshën tënde dhe në ambjentin ku ti jeton duket si një lloj detyrimi nga familja dhe shoqëria të njohësh një vajzë e të fejohesh, apo dhe martohesh. Përmendja e sakrificave të prindërve tregon që ti ndjehesh shumë borxhli karshi tyre dhe nuk do të doje tua prishje qejfin, e kjo në vetvete tregon se familja është shumë e rendësishme për ty. Nga ana tjetër lidhja me një vajzë për të mos u prishur qejjfin prindërve duket si një sacrifice tepër e madhe nga ana jote, por dhe nga ana e vajzës, e cila nuk besoj do ishte dakord të lidhej vetëm për hatër të prindërve me një djalë që nuk ndjen asgjë për të
. Ti thua se “nuk ka kimi midis nesh, ajo nuk ka sens humori, nuk mund të flasim dot për tema të ndryshme, nuk e di a do mund të përshtatem me të e nuk e di a do arrij t’a pëlqej ndonjëherë”, pra duket se nga ana jote është e qartë që nuk ushqen ndjenja (të paktën për momentin) për këtë vajzë. Nuk del e qartë nëse vajza ushqen ndonjë ndjenjë për ty, por duke qënë se këtu po flasim për ty, rendësi kanë ndjenjat e tua.
Pra duket se problem për ty është si dhe kur tua thuash prindërve, dhe vajzës, që kjo lidhje me lajmësi nuk funksionon për ty. Nga ky problem mua më duhet të të bëj dy pyetje:
Së pari, a mundesh të flasësh hapur me prindërit e tu pa u ndjerë ti apo ata se po i fyen? Dhe kjo lidhet me mënyrën se si ju komunikoni në familjen tuaj.
Dhe së dytë, a mund të flasësh hapur me vajzën, në respekt të këtyre herëve që keni dale bashkë, për mungesën e tërheqjes romantike apo dhe seksuale që ti ke ndaj saj? Mbase mendon që do ofendohet, por besoj se do ofendohej më shumë po tja thoshe apo ta kuptonte pasi te fejoheshit.
Të dyja këto biseda kërkojnë kurajo dhe varen shumë nga natyra jote dhe se si i zgjidh zakonisht cështjetme të tjerët.
Sa i përket “gocës së mirë për shtëpi” që ti thua se “nuk dua ta humbas si rast”, mbase goca mund të jetë më e mire për dikë që do ketë ndjenja për të, me të cilin do mund të bisedojë hapur e mund të përshtaten.
Gjithsesi vendimi për të ardhmen tënde të takon ty, dhe nëse përfshihet dhe dikush tjetër (goca në këtë rast) mbase do ishte mirë të flisje hapur me të para se të merrje vendimin.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak lidhur me këtë problem,
Uroj të gjesh zgjidhjen mëtë mire,
Ermali