FIKSIM NE KOKE 29.09.2019
Nji shoku im esht 14 vjec dhe ka problem me fiksime ne tru ai eshte shum s i friksuar sepse ka frik se ne cdo moment mund ti ndodhi diqka e keqe njerzeve te dashur te tij dhe i behet fiksim qe te godadi murin qe kjo gje te mos ndodhi ju lutem me thoni sepse ai nuk ka guxim te shkruaj sepse i vjen turp qe ta thoj…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Uroj të jesh mirë
Nga pershkrimi duket se shoku yt është shumë i frikësuar nga këto ide. Ngjan se ndjehet në faj dhe do të donte që të ndalonin. Me kaq pak informacion që ti dhe, për këtë problem, mund të them se këto “fiksime” janë mendime që gjenden në mendjen e tij. Por mbeten në fund te fundit
vetem mendime dhe nuk ka ndonje rrezik të jashtëm. Ndonjëherë është normale që të kemi mendime dhe ndjenja të këqija në lidhje me njerëzit tonë të dashur. I sugjeroj shokut tënd që të flasë për këto ide me psikologun në shkollë.
Na kontakto serish,
Gjithe te mirat ty dhe shokut tënd.
Klodjana
Po cfar duhet t bej ai se ka frik mos i ndodh dicka t dashurve t tij dhe esht ai fajtor si mumd ta heqi kte fiksim