Erick 04.11.2019
Pershendetje jam 20 vjec jetoj ne tirane qe kur ra termeti jam ber me fiksime tani me duket sikur lekundem gjat gjith kohes kur jam ulur kur jam shtrir kur jam ne kemb dhe ky mendim me esht ber kaq i fort saqe dhe kur jam duke ber muhabet jam i shperqendruar e kam mendjen aty ka koh qe kam nje mpirje te kokes dhe rendes a mund te ket lidhje kjo apo esbt e gjitha psikologjike me duket sikur po cmendem nuk rri dot i qete me duket se po perjetoj halucinacione por kam frik se me kalon ne deluzion ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Erick,
Nga përshkrimi yt duket së gjendja jotë është tepër presionuese, duket si një lloj humbje kontrolli dhe frike nga ç’mund të ndodhë. Ngjarja e tërmetit mund të ketë ndikuar që ti përjetosh me qartë këto ndjesi dhe për rrjedhojë vazhdojnë të shfaqen.
Kur thua se ka kohë që kam një mpirje koke, për sa behët fjalë konkretisht? Dhe a është kjo para apo pas tërmetit?
Mundet që shqetësimet e tua të kene natyrë emocionale. Kur ne i shtypim emocionet shpesh ato na rithehen në forma të ndryshme, në rastin tënd ndoshta po kthehen me kaq intensitet aq sa të duket sikur do të të dalin jashtë kontrolli. Po flas në mënyrë të përgjithsme por kjo vjen dhe
se informacioni që jep është tepër i përgjithshëm. Dhe duke u nisur pikërisht nga ngjarja e tërmetit mund të them se ndoshta tërmeti mund të ketë shkatuar tek ti një tundje të sigurisë dhe kontrollit. Nuk e di sa i njohur je me këto terma në lidhje më veten tënde, ndoshta janë të rëndesishme për ty dhe humbja e tyre do të kishte pasoja të vështira për t’u përballuar aq sa vjen dhe frika e halucinacioneve dhe humbjes nga realiteti.
Këto janë hipoteza ndoshta për të të ftuar t’i eksplorosh dinamikat që ndodhin brenda teje. Këtë mund ta bësh duke kërkuar shërbimin e psikoterapisë. Ose mund të na shkrush sërish.
Të përshëndes,
Klodjana