Këshilla/Blog

Anisa 21.09.2021

Pershendetje nuk je vetem…jam nj vajz 18 vjecare dhe u kontajtova per tu then se ndihem shm e merzitur .Ka 1 jav qe jam fiksuar dhe me duket sikur do vdes mami ne mendje vetm kjo gje me vin 24 or .Aq shum fiksohem dhe e mendoj saqe fillon dhe dhimbja e kokes .Naten nuk fle gjum dhe rrahjet e zemres i kam t shpejta.Ju lutem me ndihmoni

  1. Ralph says:

    Fillo mendo pozitivisht.Nuk do ndodhe asgje e keqe,sepse mami te ka ty dhe ti ke ate dhe nese jeni bashke asgje e keqe smund te ndodhe.Mundohu te jesh pozitive ne mendime,na ke dhe ne ketu bashke me psikologet qe te mund te te ndihmojme.

  2. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj per pyetjen. Te lutem nese mundesh t’i pergjigjesh pyetjeve te meposhtme: Nga mendon se te ka lindur ky mendim? Ka ndodhur apo pritet te ndodhe ndonje ndryshim ne jeten tende? Si eshte marredhenia jote me mamin? Cfare ben kur ke kete mendim dhe kur nuk arrin te flesh? E ke folur kete shqetesim me dike tjeter? Ke patur here te tjera periudha ku te eshte fiksuar nje mendim qe te shkakton ankth dhe pagjumesi?
    Mbetem ne pritje te pergjigjes tende, deri atehere, me te mirat!
    Azra

  3. Anonymous says:

    Para pak muajsh mami im ka qen e semur dhe e kaloi t gjith ate por nuk e di pse me vin kto mendime kur ajo tani esht shum mir .Dhe her te tjera kam pasur mendime te cilat me kan shkaktuar ankth por kan qen mendime te cilat nuk u kushtoja dhe aq shum rendsi .Ju lutem m jepni nj pergjigje pse m fiksohet kjo gje per mamin kur ajo esh shum mir nuk ka asnj problem

    1. MD, MSc. Azra Kraja says:

      E dashur,
      Eshte e qarte qe semundja e mamit te ka trembur dhe te ka vene ne dukje faktin qe mund ta humbasesh. Kjo gje te frikeson shume, edhe pse mami tani eshte sheruar, frika qe dicka mund t’i ndodhe papritur vazhdon te jete me ty. Eshte e vertete se cdokush mund te humbase njerezit qe do ne cdo moment. Thene kjo, nese mendojme vazhdimisht per kete, nuk mund te shijojme faktin qe jane aty dhe te jemi mirenjohes per kohen qe kemi akoma me ta.
      Fatmiresisht ajo e ka kaluar semundjen dhe shpresoj qe do vazhdoje te jete mire. Kujtoje kete dhe mundohu t’i gezosh momentet me te edhe kur perballesh me friken.
      Fol me mamin tend edhe per sa shume je trembur nga semundja e saj dhe si te ben te ndihesh fakti qe ajo tani eshte mire.
      Uroj te ndihesh me e qete se shpejti!

  4. Anonymous says:

    Faleminderit ?

  5. Anonymous says:

    A esh normale te ndodh kjo gje ?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV