Bina 17.01.2022
Pershendetje, un kam 4 vite qe jetoj nenstop me ankth qe nga vdekja e bashkeshortit qe nga ateher ka filluar nje frik se mos vdes e me mbeten femit shum te vegjel.
Per gjdo semundje te kujdo qe degjoj menjeher e mendoj qe e kom un dhe filloj me te njejtat simptoma po si te semuarit me eshte merrzitur jeta me keshtu gjdo dit nje semundje te re i shtoj vetes dhe gjdo
dit me dhimbje fizike qfar te bej si te bej nje jet normale.
Ps: analiza pasyra te gjakut i bej rregullisht shum mir jom skom probleme asgje
ju falimderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Bina, faleminderit që iu drejtove nukjevetem!
Besoj se humbja e bashkëshortit ka qenë diçka traumatike për ty, ndoshta prandaj këto mendime janë intensifikuar pas kësaj. Fakti që ti je e ndërgjegjshme që këto janë me bazë psikologjike është një hap i parë pozitiv.
Këto mendime dhe frikëra për një sëmundje mund të jenë të shpeshta tek njerëzit. Do të të sugjeroja të përpiqeshe të shpërqendroheshe dhe të mos kërkoje informacion për simptomat që ke ose të mos pyesësh/interesohesh për simptomat që kanë njerëzit e tjerë, meqë këto të ndikojnë. Gjithashtu, mund të mbash një ditar dhe të shkruash atje sa shpesh dhe sa herë në jave/ditë të vijnë në mendje këto mendime. Gradualisht, përpiqu që të reduktosh kohën që e ke vëmendjen tek to. Nëse në një ditë këto mendime i ke psh për 2 orë, përpiqu që ta reduktosh këtë kohë gradualisht duke u shpërqëndruar.
Do të të sugjeroja që të sfidosh mendime të tilla irracionale, me argumente të logjikshme: sa herë që mendon se ke një sëmundje, përpiqu të gjesh argumente pse nuk e ke dhe nga çfarë tjetër mund të shkaktohen të njëjtat simptoma.
Gjithë të mirat,
Veronika