Këshilla/Blog

03.03.2018

Prsh kammm nje siklet super tmadh dhe nje keshille e juaja do mndihmonte shumm
Jam njoft me nje djale ne instagram e kam pat ne shkoll po ai sme ka pas njoft ateher,tani dje folem shum kemi ca dit qe flasim der n 3 tnates bashke,mka kerkuar ta takoj po kam super siklet tmadh,sepse sme ka par ndonjeher live pervec ne foto dhe un ne foto dal shumm e miiiirrr,gjithsesi un i kam then qe sjam si nfoto ai mthot jam e sigurt qe je..
Problemi im nuk eshte vetem tek e takuara por sepse nje nga pjestaret e familjes time mund ta marri vesh dhe nuk dua ti merzis..
Nuk flej dot gjum naten kur e mendoj qe nje dit do e takoj,nuk e di pse kam shum frike dhe siklet super tmadh.. Me ndihmoni ta heq qafe kte sikletinn????? se sme ze gjumi naten?

  1. vajza e sikletshme says:

    un mendoj se esht e natyrshme qe te kesh kete siklet por duhet te kesh vetebesim ne vetevete pasi askush nuk eshte njejt si nfoto si live dhe mendoj se ai e di kete gjithashtu dhe muundohu ti rregullosh pak floket ose ti lyesh buzet me nje shkelqyes dhe besoj se pastaj do te te pelqej vetja me shume pasi edhe un kur e kam pasur first date skam rregulluar asgje as floket as buzzet dhe ai perseri me shikonte si te isha vajza me e bukur dhe besoj se ai djali qe do dalesh me te do te te shikoj si vajzen me te bukur prandaj krijo vetebesim por shiko video ne youtube per first date

  2. First date(2) says:

    Faleminderit? , ai sillet shumir me mua nuk e keni iden eshte fiks mashkulli qe dua un i them nuk jam si nfoto ai mthot nuk ka gje,un tdua ty si njeri jo si fytyr,po prap kam shum pasiguri…

  3. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Njohjet ne keto kohe jane gjtihmone e me shume teknologjike dhe online, sesa takime reale. Mirpo, marrdheniet reale jane ato qe japin dhe marrin me shume kenaqesi, qe plotesojne nevojat per raporte sociale, qe mundesojne njerezit te jetojne ne menyre te plote dhe me te tjeret. Emocionet e tua jane te kuptueshme sepse do te takosh nje person qe mesa kuptoj te pelqen dhe je ne ankth per cfare do te ndodhe apo do te mendoje ai. Ama, ky takim eshte I nevojshem nese ti do te kesh te besh me te me shume sesa thjesht nje njohje ne instagram. Ne lidhje me pamjen tende, pse je kaq e pasigurte se si do te reagoje ai? Tashme, eshte e ditur qe ne rrjetet sociale nuk eshte gjithmone realiteti, por kjo nuk do te thote qe ti po hiqesh si nje person qe nuk je, apo jo? Po ti sa e sigurte je qe ai person qe komunikon me te, eshte ai qe duket ne instagram?

    Per sa I perket pjestareve te familjes, pse duhet te merziten ata nese te shikojne qe shoqerohesh me nje djale? Te kesh njohje dhe te shoqerohesh me nje djale, ne moshen tende eshte dicka normale, perderisa ti ben ate qe mendon si te drejte dhe te pelqyeshme per ty dhe vlerat e tua. Megjithate, eshte mire qe ti njohesh njerezit personalisht qe te vazhdosh te kesh shoqeri me to, ne menyre qe te kesh besim se po komunikon me personat qe duken ne profilet e tyre sociale.

    Uroj te te kem ardhur ne ndihme, megjithate mos hezito te na shkruash serish.
    Me respect, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV