Marigonaaa 28.10.2019
Pershendetje te nderuar.
Nuk di qka po me ndodh , qe nje kohe frik si te shoh diqka nxeht ligshtohna shum veq te fiket qa sme bje.
Si te shoh plloqen qe esht ndez ose e ndjej pak nxeht ,ose furren ose jasht nxeht , ujin as te voket smundem me duru , as mi pastru durt me uj te voket se leje trupin qe hiq smuj.
Po ligshtona shum . Edhe ntelevizor sit ose ntelefon sit shko naj nxemje ose flakë ose diqka qe ka tbaj me nxeht un ndryshon gjendja ime ntrup si ligshtim . Po kam frike jom edhe shtatzane ma heret kam vujt shum nga ankthi nga agorafobia hala me ka mbetur agorafobia dmth so largu teresisht veq qe muj me menagju.
Po si ta menagjoj kete te nderuar ska shanc se mu trupi pom ligshtohet gati te fiket qe sme bie. Ju lutem ndihmoni a sherohet kjo a largohet ndonjehere se jam bo shum merak pse pom vijn qesi probleme ren . Me fobia kete menyrë gjdo her diqka e re pom vjen . Kisha
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Marigona,
Të falenderoj që ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
Më vjen keq për gjendjen që je duke kaluar dhe do të të sugjeroja që për të mirëqënien tënde emocionale dhe mendore të kërkoje ndihmë tek një psikolog ose psikiatër.
Gjithashtu do të doja të të drejtoja disa pyetje, kur të ka filluar kjo gjendje? Ti thua se vuan nga agorafobia, si e ke diagnostikuar këtë? Si ke arritur ta menaxhosh deri më tani?
Në lidhje me ligështimin që thua se ndjen, unë do të doja të dija, çfarë mendimesh ke që prej kur të ka filluar ky shqetësim?
Simptomat të cilat ti përmend flasin për një konflikt të brendshëm të cilin më së miri do të mund ta diskutoje me një psikolog/psikoterapist ose psikiatër. Ndaj të sugjeroj fort të kërkosh ndihmë për problemet emocionale që po kalon në mënyrë që të kuptosh më shumë mbi çfarë po ndodh me ty.
Gjithë të mirat,
Gresa
Përshendetje Marigona,
Të falenderoj qe na ke kontaktuar. Me sa ke pershkruar shqetësimin tënd kuoptoj që je duke kaluar një periudhë të vështirë psikologhikisht. Këto mendime të përsëritura duken mjaft të shpeshta dhe të forta dhe ligështimi që ti ndihen është pikërisht si rrjedhojë e faktit që këto mendime po të diktojnë mënyrën e të jetuarit. Mendoj që fakti që je shtatëzënë mund të jetë
për ty një burim i mëtëjshëm pasigurie gje e cila mund ta përkeqësoi rrjedhën e të tilla mendimeve të përsëritura. Për ta kuptuar më mirë shqetësimin me të cilin po përballesh do të doja të dija pak më shumë.
Cfarë ndjesishë të tjera lidhen me të tilla mendime që ke në lidhje me nxehtësinë? A ke ndonjë fantazi në lidhje me cmund të ndodhë nëse bie në kontakt me nxehtësinë? Dhe mund të më thuash dicka më shumë në lidhje me periudhën kur fillove ti kesh të tilla përjetime? Cfarë ka ndodhur me ty në atë periudhë që mendon se mund ta ketë sjell një mënyrë të till të menduari?
Mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë së bashku se kjo frikë prej nxehtësisë cfarë kuptimi ka për ty. Fobi të tilla, sic e quan dhe ti shpesh herë burojnë nga ankthe të cilat personi i ndihen pasi ndihet i pasigurtë apo i kërcënuar prej dickaje që realisht nuk është një kërcënim për të.
Nga cfarë ke shkruar arrij të kuptojë se sa e frikësuar dhe e pasigurtë ndihesh në mjedisin përreth. Dhe fakti që je shtatëzenë mund të jetë një burim i mëtejshëm pasigurish për ty pasi mund të jetë eksperincë sa e bukur edhe mbingarkuese emocionalisht dhe në këtë mënyrë të bën të vetëdijshme për pasiguritë të ndryshme që mund të mbartim brenda nesh dhe pasiguritë e shumta që mbart mjedisi rreth nesh.
A mund të ndalesh pak mbi ndjesitë dhe mendimet e tua rreth shtatëzanisë, si ndihesh rreth idesë së mëmësisë? Do të të inkurajoja që nëse ke mundësi të kontaktosh me një psikolog ose psikoterapist pasi mendoj se do të ishte e dobishme për ty të ndeleshe dhe të kujdeseshe për shqetësimet dhe frikerat që të mundojnë gjatë ditës. Duke folur me dikë mbi to do të kesh mundësinë t’i kuptosh më qartë këto shqetësimë dhe kështu do të gjesh një mënyrë për t’i menaxhuar më mirë.
Të uroj gjithë të mirat dhe e mirëpres një përgjigje nëse do të kesh nevoj të ndalesh më tëj mbi shpetësimin tënd.
Dorina