08.11.2016
Pershendetje, problemi im eshte se kam fobi sociale. E kam te veshtire kur dal te flas para nje audience. Edhe pse mundohem te rri e qete dhe te mos stresohem eshte e pamundur. Pastaj nga stresi me ndodh qe mund te hutohem dhe mos ti bej mire prezantimet qe kam per te bere. Si te veproj? A mund ta kaloj kte lloj fobie?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje ,
Faleminderit që jeni drejtuar për ndihmë portalit tonë. Ankthi social mund të jetë shumë kufizues duke ndikuar në marrëdhënie, detyra të përditshem dhe më shumë. Kjo gjëndeje është lehtësisht e trajtueshme me terapi, ndaj do t’ju këshilloja që të takoni një psikolog. Ndërkohë mund të jenë disa hapa që ndërmerrni vetë në të përditshmen tuaj si : 1. Relaksimi ( praktikimi i disa teknikave të relaksimit ose aktiviteteve që për ju janë relaksuese) 2. Përballja me siatuart sociale sistematikisht – identifikimi i situatave që ju japin ankth nga ato më të lehtat dhe deri tek ato më të vështirat dhe ekspozimi i vetes ndaj këtyre situatave. Është e rëndësishme që të përballesh dhe jo shmangesh. 3. Shih rrotull se si njerëzit ndërveprojnë, kjo mun dtë të ndihmojë meide se si mund të sillesh në sitata të ngjashme, se si mund të nisësh një bisedë etj. 4- Fokusohu tek ajo që po bën dhe jo tek ajo që të tjerët mun dtë mendojnë për ty, sepse ne asnjëherë nuk e dimë cfarë të tjerët mendojnë për në, ajo që bëjmë është supozojmë !
Merr kohë të punosh me veten dhe të drejtohesh tek nje profesionist. Do të të ndihmonte. Ndihmën ndaj vetes sapo e ke filluar duke shkruar këtu!
Gjithe te mirat,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike