Aannii 29.03.2021
Mirmb doja te ndaja me ju ne lidhje me fobin sociale ..ndihem shum keq ..nuk dal dot ne shoqerii apo miq si dhe ne publik ne turma njeres e kam te veshtir te dal ..me duket sikir te ghith me shikojn muaaa per cdo gjee qe bej …dhe kur bej ndonje gje ne syt te tjereeve nuk ndihem rehat kur me shikojn shperqendrohem dhe bej levizje te cuditshme ..si mund te dal mga kjo gje ..po bej gati 2 vjet me ketee..dhe me familjaret e njejta gje esht ..sikir me shikojn gjat gjith kohes ..nuk duaa te jem asnjeher ne qender te vemendjes ..me duket sikir me shikojn me te meta mendoree si tw paafte ju lutem me jepni mdonje informacion lidhur me ketee
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Më vjen keq që fobia sociale po të pengon deri në këtë pikë, duke të izoluar prej shoqërisë dhe njerëzve, ndaj do të të inkurajoja fort që të kërkoje ndihmë profesionale, duke folur me një psikolog/ psikoterapist.
Fobia sociale është një frikë ekstreme e cila krijohet në një moment ose periudhë të jetës dhe mund të përshkallëzohet me kalimin e kohës, nëse nuk trajtohet.
Me të drejtë ke pyetur “si të dal nga kjo gjë”, pasi nevoja për të dalë duket shumë e madhe tek ty, por edhe tek njerëzit që vuajnë prej këtij shqetësimi. Përballja me një frikë ekstreme/ fobi është një proces që kërkon medoemos terapi dhe një punë të madhe me veten. E kuptoj që mund të të duket e vështirë “dalja” prej gjendjes dhe besoj se ke provuar mënyra të ndryshme përballimi, por ajo më e shëndetshmja dhe më efektivja do të ishte të kërkoje sa më parë një psikolog për të folur dhe për të punuar me këtë çështje.
Uroj ta bësh këtë hap të dobishëm për veten tënde!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe