Këshilla/Blog

25.08.2016

Pershendetje Rubrika ‘Nuk je Vetem’. Une jam nje vajze 23 vjece, studjoj ne degen Psikologji ne Universitetin e Tiranes! Gjithmone i jam dedikuar vetem librave dhe letersise. Ishte ajo periudha kur une nuk doja te mendoj te kem nje mashkull ne krahe. Para kesaj kisha shume gjera tjera ne mendje sa i perket shkolles dhe te dalurit ne jete. Por me vone kuptova nje shqetesim shume te madh tek vetja. Vendosa te njihem me nje djale shume serioz. Gjerat ishin mire aq kohe sa ne takoheshim vetem per kafe dhe per ndonje shetitje dore per dore. Por shpejt fillova te shqetesohesha kur mendoja per seksin. Jo se kisha frike, por sapo mendoja se ai e kishte bere me femra tjera me kaplonte nje fare neverie, frike dhe fobi. Flija shqetesueshem, plot ankth, me neveriteshin fjalet e tij. Arsyeja pse u ndava shume shpejt me te ishte qe nuk imagjinoja dot te fle me te. Kohe me pas u njoha me nje djale tjeter, e adhuroja, por sapo mendoja se nese e zgjas njohjen me te, do perfundojme te jemi te dashur dhe do ndajme edhe shtratin bashke, serish kjo me shkaktonte fobi. Kisha crregullime me gjumin, qaja me te madhe cdo moment sikur une te isha ndyre me gjera te pista kur ai me tregonte per ndonje ish-e qe kish pasur. Keshtu, pa u thelluar gjerat u ndava edhe me te. Por edhe pse jemi ndare , serish behem teper keq kur e kujtoj faktin me sa femra ka shkuar. Dua te di nese ky eshte ndonje crregullim seksual i imi apo si shpjegohet ndryshe..? Shpresoj ta merrni ne konsiderate! Ju faleminderit!

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,

    Faleminderit që na ke adresuar shqetësimin tënd.
    Unë mendoj që frikërat e tua nuk janë irracionale, por për t’ju përgjigjur pyetjes tënde, në gjykimin tim me aq sa ti përshkruan në letër nuk mendoj që është një çrregullim seksual.
    Ndjesitë e mendimet që ti ke aktualisht lidhen pikë së pari me qëndrimin ndaj seksit e seksualitetit dhe mbase edhe me mosdëshirën aktuale apo frikën për ta cuar një marrëdhënie në intimitet fizik.
    Ti shprehesh që kjo të ka ndodhur në dy raste dhe e shoqëruar edhe me aspekte të tjera si gjumë i shqetësuar, neveri, fobi e frikë. Të gjitha këto shenja tregojnë për një perceptim mbi seksin e seksualitetin si dicka ende të papranueshëm në jetën tënde.
    Unë do të ftoja që të reflektoja pikërisht për këto.
    Cfarë mendon për seksin në përgjithësi? Cilat janë qëndrimet e mendimet e tua lidhur me të? A ke folur me personat me të cilët ke dal lidhur me raportin fizik, e ndjesitë e tua?
    A mendon ti pozitivisht për seksin e intimitetin fizik?
    A flet me persona të tjerë përreth teje (miq të ngushtë) lidhur me raportet fizike?

    Mendoj që të kuptosh që ke mendime negative ndaj seksit e seksualitetin është një hap shumë i madh drejt të qartësuarit të vetes dhe rritjes së personit.
    Po përmend këtu seksualitetin në kuptimin më të gjerë pasi në mënyrë që të merresh me frikërat e qëndrimet negative ndaj vetë seksit ështe e nevojshme të mendosh në terma më të gjerë. Cfarë qëndrimesh e mendimesh ke për trupin tënd? Cfarë të pëlqen te vetja?

    Ka shumë aspekte të seksualitetit që kanë nevojë të eksplorohen e të reflektosh
    Sensualiteti psh lidhet me ndjesitë që ti ke për trupin tënd dhe trupin e të tjerëve. Sensualiteti përkthehet nëpërmjet ndjesive atraktive për personin tjetër, nevojën për tu prekur (dhe jo vetëm seksualisht), imazhin për trupin, fantazinë.
    Intimiteti seksual është të qëndruarit pranë fizikisht me dikë dhe të pranosh të njëjtën gjë prej tij/saj. Kjo përmbledh të provuarit e vulnerabilitetit, rrezikun e e emocioneve e pëlqyeshmërine apo dashurinë e provuar për personin tjetër.
    E momenti tjetër është pikërisht identiteti seksual, kur ne formësojmë se cfarë duam e cfarë na tërheq.

    Ndoshta është e nevojshme që ti zhvendosësh mendimet e tua nga seksi vetë si pjesë e copëzuar e marrëdhënies, në aspekte të tjera të seksualitetit te lartpërmendura që të bëjnë ty të ndihesh më mirë dhe me e sigurtë.
    Mendoj që është në radhë të parë e rëndësishme të identifikosh të gjitha mendimet e tua dhe të reflektosh e të punosh me to.

    Në momentin që do të kesh një lidhje tjetër, mendoj që është e nevojshme ti marrësh gjërat me radhë, të flasësh me partnerin për frikërat e mendimet e tuaj, të lëvizësh drejt raportit intim me dëshirën tënde e në momentin që do të ndihesh gati dhe e mbushur emocionalisht.
    Sic përmenda edhe me lart seksi nuk është një pjesë e copëzuar a fragment i lidhjes, por është është pjesë e seksualitetit dhe e ndërtimit të identitetit e dickaje që duhet të na bëjë të ndihemi mirë e të njohurit më të thellë të vetes.

    Uroj që përgjigja të ketë qenë sqaruese për ty,

    Të uroj gjithë të mirat më tej,
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV