Këshilla/Blog

14.09.2017

Pershendetje. Une po rishkruaj serish mbi problemin tim duke qene se heren e kaluar informacioni qe dhashe ishte teper I pakte dhe I pamjaftueshem. Problemi im ka nisur fillimisht me skuqjen rreth 5 vjet me pare dhe e mbaj mend mire situaten kur u skuqa per here te pare,sepse me pare nuk arrija t’i dalloja dot njerezit kur skuqeshin apo veten time. Ishte nje situate e tille kur une po I tregoja dicka familjareve te mi. Isha mjaft e qete me veten time,aspak nervoze apo ne siklet,deri ne momentin kur dikush me thote duke qeshur me te madhe: pse u skuqe? Ne ate moment ngela pa fjale. I thashe nuk jam skuqur,madje isha e bindur me veten time,nuk e ndjeja veten time sikur po skuqesha. Shkova te shikoja veten time ne pasqyre dhe me te vertete qe isha e skuqur ne fytyre. U ndjeva keq dhe e turperuar. Ai moment kaloi,por me vone une fillova te rralloja bisedat sepse problemi im me skuqjen filloi te shtohej gjithnje e me shume,gati me cdo person. Vitet kalonin,une mendoja se me kalimin e kohes do permirsohesha,por jo. Ne klasen e 12,e kam ndjere veten me keq. Ngurrohesha te dilja ne tabele me mendimin se do skuqesha,te flisja me shoqet,te shprehja nje mendim. Madje kur u mblidhnim ne grupe,une ndjeja frike me veten time kur mendoja se dikush do me drejtohej me pyetje. Kur me pyesnin dicka,une skuqesha,me dridhej zeri,kisha ankth,dhe ne mendjen nuk thoja asgje tjeter pervecse: mos u skuq,o zot si do pergjigjem une,si do flas,te gjithe po me shikojne etj. Keto jane fjalet qe them me mendjen time kur jam ne nje situate teper te veshtire. Gjendja kohet e fundit po behet e padurueshme. Skuqem edhe me familjaret e mi. Kam frike,ankth te them ose te shpreh dicka. Kur jam mes nje grupi njerezish,me duket sikur te gjithe me shikojne mua,eshte nje situate shume e sikletshme per mua,me vjen te iki me vrap ne nje vend ku nuk ka njerez. Femijeria ime ka qene e tille: une kam qene nje femije shume delikate,isha e dobet,semuresha shpesh dhe familjaret e mi,gjithashtu edhe te afermit me kritikonin,me gjykonin qe isha nje vajze pak si e ngathet ,me krahasonin me te tjeret psh. Me kusherirat e mia duke me thene qe t’i merrja si shembull,duke qene se ato ishin me te shendetshme. Disa te aferm me gjykonin ne menyren se si vishesha dhe me te vertete une ndihesha shume keq. Asnjehere nuk I kundershtoja. Rrija dhe I degjoja,nderkohe qe ato me benin te ndihesha teper keq. Disa here e ndjeja veten te paafte. E vetja gje qe me pelqen tek vetja ime edhe sot eshte se jam nje vajze e urte,e sinqerte qe perpiqem shume te mesoj dhe ne te vertete arrita te merrja shkollen qe doja. Por ne fakt jam nje vajze e shkurter,me duket vetja ndonjehere e shemtuar,nuk shprehem,nuk marr pjese ne biseda,nuk kam shoqeri,jam e ngathet,jam me e urte sec duhet,kam frike te flas me te tjeret madje edhe me familjaret e mi. Nuk kam asnje person ku mund te shprehem dhe nuk mund ti shprehem askujt sepse jam e sigurte qe do tu trembnin nga ajo qe do tu them dhe mendoj se askush nuk mund te me kuptoje. Prinderit e mi e dine qe jam nja vajze e urte,e ndrojtur dhe e turpshme. Une mundohem jashtezakonisht ti shmangem ketyre situatave,nuk me ndodhin shume shpesh sepse sic ju thashe me pare nuk flas shume dhe kur flas,mundohem te them gjera te zakonshme qe nuk me skuqin,nervozojne apo te ndihem siklet. Gjithashtu shikoj video ne internet mbi fobine sociale ose eritrofobine. Simptom at me duken te ngjashme. Por nuk jam e sigurte. Gjithsesi une nuk mundem ti shmangem situatave te veshtira gjate gjithe jetes sime. A mundeni ju te me thoni dicka,ndonje keshille ndoshta?

  1. No emotion says:

    Mfal mbase e ke te veshtire ta thuash…por un poashtu doja te shtoja se ti mund te vuash nga tremori dhe un kam po te njejtin crregullim vetem se un eshte e sigurt qe km dhe tremor..Gjithsesi e dashur nese nuk ke tremor mjaftohu me aq sepse jeta eshte dhe me e vuajtur, si nje film horror qe nuk ka fund. Pres pergjigje qe ta vazhdojme biseden kam akoma per te then

  2. Anonymous says:

    Cfare eshte tremor? Nuk ia kam idene dhe nuk e kam degjuar asnjehere.

  3. Fobia says:

    Pershendetje. Jam e interesuar per ate c’ka do te thuash. Edhe une do te doja te vazhdonim biseden dhe pres qe te me tregosh rreth crregullimit tend.

  4. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje e dashur.
    Me vjen mire qe shkrove serish dhe ndave disa ndjesi dhe situata te veshtira. Ti thua ‘kam frike se te tjeret do te trembeshin nga ato qe do tu tregoje ‘ Perse e mendon nje gje te tille? Nuk ka asgje te frikshme dhe jo normale qe te skuqesh, te ndihesh ne siklet dhe me ankth ne situata te caktuara. Perkundrazi, eshte mese njerezore. Te gjithe njerezit skuqen (dhe nese nuk skuqen, djersiten, levizin kemben, flasin me shpejt ose ngadale, etj.) ne disa situata, edhe pse jo gjithmone. Jam e sigurt qe mund te kete ndodhur edhe me pare se momentit qe ti tregon te jesh skuqur, por ndoshta ka kaluar pa u vene re. Ajo qe e ben kete moment pikenisjen e shqetesimit tend, me shume gjasa eshte menyra sesi kane reaguar familjaret, sikleti qe ata te kane shtuar ne vend qe te ndihmonin te ta lehtesonin. Ashtu si ju thoni per femijerine tuaj, duket se shume prej komenteve te familjareve kane patur nje ndikim negativ ne krijimin e nje pelqimi te vetes dhe sigurise te vetja. Nje nga gabimet me klasike qe bejne prinderit eshte krahasimi I vazhdueshem I femijes se tyre me ate te te tjereve dhe per pasoje japin mesazhin e gabuar qe femija I tyre (ti ne kete rast) nuk eshte ashtu si ata do ta donin. Por nese te gjithe prinderit I duan femijet te shkathet, te shendetshem, te forte, te zgjuar qe nuk krijojne probleme, femijet qe jane ndryshe nga sa me siper ku e kane vendin, ne ç’familje dhe me cilet prinder duhet te jetojne? Njerezit jane te ndryshem dhe ky eshte ligj natyror, por per fat te keq shoqeria gjithmone, edhe ne ditet e sotme, e ka te veshtire te pranoje ndryshimin nga njeri individ tek tjetri, perfshire edhe njerezit me te aferm.
    Ti je perballur me skuqjen pikerisht ne moshen 14 vjeçare, nje moshe ku pamja e jashtme, prezantimi pamor dhe i siperfaqshem ne shoqeri behet edhe me i rendesishem se kurre. Nga ana tjeter behet po aq e rendesishme hyrja ne komunikim me te rriturit si nje I rritur. Ndoshta ajo qe çka ti ke qene duke treguar ate moment mund te kete qene nje shkak ne vetvete i skuqjes. Kur nje vajze e vogel rritet me mendimin per veten se, ne syte e prindit ka me te mira se ajo, se ajo duhet te perpiqet te jete ndryshe, nuk eshte e lehte te zesh vend ne bisede qetesisht, te hysh ne boten e te rriturve e sigurt, dhe per me teper kur te duhet te ndash me ta ndjenja ose gjera te ‘pazakonshme’, siç ju shpreheni ‘mundohem te them gjera te zakonshme qe nuk me skuqin,nervozojne apo te ndihem siklet’.
    Nese do ta permblidhja me nje fjali, skuqja eshte shfaqja e jashtme dhe e dukshme e konfliktit midis botes qe te rrethon (perfshire dhe familjen) dhe botes tende te brendshem. Deri tani duket sikur bota e jashtme eshte perpjekur te ‘mbyse’ ate qe ti je. Une jam e sigurt qe bota jote e brendshme mund ta fitoje luften me boten e jashtme. Edhe shoqet e shoket e tu me te gjate se ti, apo me te shkathet, e ndoshta me te pashem, kane sikletet e tyre, qe ndoshta nuk shfaqen me skuqje, por ne forma te tjera qe edhe pse nuk duken nga te tjeret, shkaktojne njesoj vuajtje shpirterore.
    Pra skuqja nuk duhet pare si nje problem i yti, apo nje mangesi/paaftesi e jotja. Ajo tregon qe marredheniet e tua me mjedisin e jashtem kane nje problem, nje konflikt, te cilin me shume se kushdo tjeter je ti e interesuar ta kuptosh dhe sqarosh me veten. Kur ne vritemi, lekura cahet, skuqet, behet kore derisa sherohet. Lekura eshte kufiri yne fizik me boten e jashtme. Ne disa raste, si ne rastin tend, ndodh saktesish e njejta gje kur vritesh emocionalisht: lekura shpreh ate qe ndodh se brendshmi. Perpiqu te kuptosh cfare njerezit lendojne tek ti dhe ta shprehesh sa te mundesh me fjale. Nese te pelqen te shkruash mund te mbash shenime per ndjenjat e tua deri sa gradualisht t’i shprehesh dhe tek te tjeret. Konsideroje qe ‘bota te ka nje borxh’, fillo te kerkosh te ta laje borxhin.
    Dhe se fundmi, skuqja eshte njerezore. Une kam njohur psikoterapiste e psikologe me shume vite pervoje pune klinike, te cilet ne momente te caktuara skuqen, pastrojne zerin shpeshhere, e te tjera shfaqje sikleti si keto, sepse te skuqesh do te thote te kesh ndjenja, e te kesh ndjenja eshte njerezore. Secili prej nesh sado te rritet e te beje gjera te medha ne jete, e ka femijen brenda vetes. Perpiqu te kujdesesh per te ashtu si nuk kane ditur ta bejne prinderit e tu, tani qe je e rritur vete.
    Mos hezito te shkruash serish.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV