Lela 05.04.2022
Pershendetje!
Vuaj nga fobia sociale, shqetesim qe me ka filluar qe ne pubertet. Problemin me te madh e has kur me duhet te perballem me komunikimin ne publik. Simptomat jane qe nga me te lehtat, dridhje e zerit apo bllokom i te menduarit e deri tek rrahjet e shpeshta te zemres dhe veshtiresi ne frymemarrje. Kjo gje me krijon stres te vazhdueshem para
perballjes me situaten. Kam provuar ushtrime frymemarrjeje, por nuk me kane dhene ndonje rezultat. Ju lutem a mund te me ndihmoni ne lidhje me situaten? Faleminderit per kohen tuaj!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Lela, më vjen mirë që ke ndarë me ne shqetësimin tënd. Fillimisht dua të të them që është normale të ndihesh e sikletosur para një prezantimi në public. Shumicat e njerëzve kanë sintoma të ngjashme me të tuat. Në fakt përballja me publikun është një frikë e parë shpesh tek njerëzit. Në ato momente individi vendos në pikëpyetje aftësitë e tij, të cilat mund të jenë shumë të mira në fushën që zotëron. A do tja dalë? A do të jetë në lartësinë e kërkuar? A do ti përmbush pritshmëritë qoftë edhe të vetes? E them këtë për të kuptuar që në fakt ky siklet vjen prej besimit që ne kemi në veten tonë. Me shumë mundësi kjo vjen që prej fëmijërisë, sesi familjarët na kanë parë në situate të ngjashme kur na është dashur të jemi në qendër të vëmendjes. Ndoshta mund të jemi përballuar me komente negative ose krtiika nga ana e tyre, cka e ka bërë më të sikletshme më vonë daljen tonë në public. Po thua që ky shqetësim të ka nis që në pubërtet. Është tipikisht mosha kur pamja jonë e jashtme nuk është në më të mirën e saj, kur aparenca jonë bëhet shkak për të qënë i sikletosur. Në atë moshë duhet edhe të jesh një fëmijë por edhe të hysh në një botë ku aparaneca ka rëndësi. Do të ftoja të eksploronim gjatë, të flisnim më tej rreth ndjesive që ked he rreth asaj cka I trembesh. Mëgjithatë lejomë të të them se të jesh në siklet para një prezantimi ose komunikimi është krej njerëzore. Nuk jemi makineta dhe nuk funksionojmë në mënyrë perfekte. Ka njerëz shumë të arrirë ne jetën e tyre profesionale dhe personale dhe sërish kanë siklete të kësaj natyre. Përsa i përket fobisë sociale, mund të shkruash dicka më shumë rreth kësaj? Të ftoj të na shkruash në chatin tonë online ose nëpërmjet letrave në faqën tonë. Të uroj ditë të mbarë dhe sa më shumë suksese.