sekreti 27.04.2021
qfar te bej kam frig nga largsija dmth nga kati lart i baneses apo shpis shum frig kam te shikoj nga ballkan apo dritarja edhe nga thikat kur i sho trishtoem sedi pse shum po lendohem nga kto dy gjera sedi arsyjen as shkakun nga kan ardh mendihmoni ju luitem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e ke pershkru fiks si me qen une tham mos do bjer ne depresion sa te shoh kto qe ke permend kam frik se baj najgjo vetit pa vedije
kerkoj nje mendim se cila esht zgjedhja shum vuaj per ket gje me dhem shpirti edhe ndihem shum me frig ju lutem na ndihmoni psikolog dr
Pershendetje,
Faleminderit qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu! Frika nga lartesite eshte e pranishme tek shume njerez, por ka raste kur kjo frike behet aq e fuqishme saqe mund te pengoje apo kufizoje ndonjehere mireqenien dhe funksionimin tend te perditshem. Ne keto kushte ku frika merr permasa aq te medha sa shqeteson funksionimin tend eshte e nevojshme te kerkosh ndihme psikologjike/psikoterpeutike nje profesionisti, ne menyre qe situata te pershkallezoje. Ne kete rast, nese mban mend kur ke konstatuar per here te pare friken nga lartesite, ka ndodhur dicka me ty ne ate periudhe, ke perjetuar ndonje situate te pakendshme apo stresante. Po me thiken? Nese deshiron mund te me rishkruash permes letrave ose mund te zgjedhesh sherbimin e keshillimit online falas me ekspertet ne kete platforme. Uroj te kem ardhur ne ndihme!
Gabriela
Edhe une kshu jam . A ke gjet zgjidhje?
me keni pytur nese mban mend kur ke konstatuar per here te pare friken nga lartesite?
po nga largsia kur isha me i ri nese hypja larg mu marshin ment por tash sit hyp ne largsi mendoj se bi posht edhe ata njerz qe i du mendoj se bin posht edhe ndihem keq shum me madhan boten nuk mundem te shikoj nga largsija psh dritare apo ballkan se veq emendoj veten posht
ndersa thiken kur e sho shum trishtohem nuk mudnem as kuzhin te sho mendoj se vdes meprek ose dikush ta perdor prezenc teme mendoj se do na vret me te
une sedi aesht e mundur kjo te nodh nga qejam rrit ne familje me dhun edhe kam pas bullizem i ri tani jam mir fal zotit megjitha po friga me shkatrron edhe kur esht mudnesia me arrit diqka perher thom le se do boet naj sen keq enuk mudnem sikur kur te fol dikush ashtu mendimet vin edhe me dhem shpirti per ket aka naj ilaq qe sherohet qka duet me be ju lutem me thuj faliminderit per gjitha
Pershendetje,
Te falenderoj per letren tende dhe vecanterisht qe zgjodhe te ndash nje pervoje kaq personale dhe te rendesishme! Dhuna, qofte ajo fizike apo psikologjike dhe emocionale le gjurme te thella tek personi qe e perjeton. Kjo pervoje mund te jete perjetuar si mjaft traumatike dhe trauma ka nevoje per kohe dhe ndihme profesionale per tu kuptuar dhe trajtuar. Ne kete rast sugjeroj te konsiderosh takimin me nje psikolog/psikoterapist ku te kesh mundesine dhe sigurine per te shprehur permes te folures keto perjetime. Nese deshiron mund te shkruash ne chatin e kesaj platforme per te marre sherbimin e keshillimit online. Uroj te kem ardhur ne ndihme!
Gjithe te mirat,
Gabriela