Këshilla/Blog

Hana 10.06.2020

Jam shtatzan edhe 2 jav i bej 3 muaj mirpo jam ankth kam frig me mbet vetem vezveze mos e demtova veten mjeket smundem me ndihmu sdi a ka kalu dikush ket kisha edhe me heret kam mar tableta po sdi kalon kthehet prap nuk kalohet jeta me tableta si te ja bej jam ne hall??

  1. Arti says:

    Pershendtje Hana mase miri qe sherohesh vet smundet kerkush. doktoret sdin kurgjo per ksi sene ma shum mundet met nimue psikologu ose mos maj mendje qaty ku ki dyshime largoje gjitha gjerve te kqija. vetem vullnet ne vete knaqu me familje dil hec ma shum haje ushqin e mir mos perdor baran psikiatrave se veq demton veten kurgjo ma shum kaluse sa ma shpejt

  2. Hana says:

    Arti je provuar me ket gje apo ke degjuar se vetem ai qe ka perjetuar edi mirpo flm ahum edi qe kshillat jan te dobishme qka ke than po spo mundem me kontrollu ankthin sun po bindem edhe po te dua me pi tableta spo mundem se jam shtatzan kisha dasht te bisedoj me dike qe ka kalu rrugen time

  3. Arela Çarku says:

    Urime për shtatzaninë, një ndodhi kaq e veçantë e cila të mbush me emocione të forta, sikurse janë ankthi dhe frika.Ti ke frikë se mos mbetesh vetëm vezvese dhe të tremb kjo gjë pasi kështu po dëmton veten.. Të lutem mund të më tregosh më shumë, si mendon se po e dëmton veten në këtë mënyrë? Të qenurit vezvese, çfarë do të thotë për ty ? Kam nevojë të kuptoj mënyrën sesi shprehet ankthi tek ty, dhe mendoj se duke më treguar se çfarë quan “vezvese” mund të kuptojmë çfarë shqetësimi qëndron brenda teje. A është kjo shtatzania jote e parë ? Më bën të mendoj këtë gjë duke qenë se pyet a ka kaluar dikush kështu! Përgjatë shtatzanisë shumë frikra dhe mendime të ndryshme bëhen aktive. Shumë gjëra perceptohen ndryshe dhe madje shpresh herë mund të gjesh veten duke reflektuar mbi të shkruarën. Kjo gjë mund të shtojë ankthin, dhe fakti që ti përmend që ke pasur ankth edhe më herët dhe ke marrë tableta për këtë gjë, duket që po të shqetëson besimi që s’do mundesh me u ndihmuar dhe se me tableta nuk mund ta kalosh jetën.
    Ti ke shkruar tek mjeku dhe mesa duket tabletat nuk të kanë ndihmuar sikurse shpresoje. Mund të të pyes nëse përveç marrjes së tabletave ndaj ankthit ke mundur të flasësh me dikë për mënyrën sesi ndihesh? Ndonjë mik, familjar apo dikë tjetër të besueshëm ku mund të shprehesh lirshëm dhe mos gjykohesh? Të flasësh ndihmon, të shprehësh frikërat, mendimet shqetësuese dhe emocionet e forta ndihmon dhe mbi të gjitha të ndihesh i kuptuar ndihmon. Mbështetja familjare dhe nga miqtë, e folura dhe të shprehurit e shqetësimeve të brendshme do të ndihmojë të kuptosh ankthin tënd, të ndjesh shqetësimin që fshihet pas “vezveseve” dhe të kuptosh funksionin e tyre. Gjithashtu, do të sugjeroja të vazhdonim komunikimin për të kuptuar sesi mund të ndihmosh veten duke e dëgjuar nevojën e saj dhe jo duke i dhënë tableta. Ti nuk e do këtë gjë.. kështu që është momenti më i mirë për të komunikuar..

    Të uroj gjithë të mirat,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV