majli 11.10.2019
kam shum frik nga e ardhmja cdo gje e kam marr me frik edhe kjo gje me ka futur ne stres dhe shum mendime te shumta nuk gjej forc qe ta ndryshoj kete gje tek vetja edhe pse i jap vetes ngushellim dhe mundohem qe te bej gjera te mira per veten por nuk mundem sedi si ta gjej motivin qe te harroj te shkuaren
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Majli,
Te falenderoj qe na shkruan dhe ndan me ne shqetësimin tend. Letra jote ka shume pak informacion mbi cfare ka ndodhur ne te shkuaren tende dhe cfare specifikisht te frikeson ne lidhje me te ardhmen.
Nese ke deshire mund te shkruash me tej pasi do te me ndihmonte te te kuptoja me mire. Me vjen mire qe kujdesesh per veten dhe mundohesh te motivohesh per tu ndjere me mire. Te inkurajoj te vazhdosh te besh me te miren per veten tende dhe te sigurohesh qe pritshmerite qe ke nga vetja, qellimet dhe arritjet qe kerkon jane realiste dhe jane ne rradhe te pare per ty, jo per te tjeret.
Te uroj me te mirat!