Këshilla/Blog

Dani 14.10.2019

Dua ndihm nga ju sepse vuaj shum nga frikera te ndryshme .jam 25 vjeqe dhe kam dy fmi jam e divorcuar ..po kaloj dit te veshtira sepse me duhet shum enegji te punoj dhe te rris femijet e vetme….ndoshta nga lindja e hershme me ka ngelur ky problem mendor kam lindur vajzen ne moshen 16 vjeqare e djalin 19 …ju lutem me thoni qfar te bej …?

  1. Anonymous says:

    Ti je me fat, ti ke dy femij, dy engjej . Eshte e veshtir tia dalesh dhe ti duhet tia pranosh vetes kete, dhe duhet ta motivosh veten qofte edhe per arritjet e tua nga me te vogla. Fali dashuri femijeve te tu, dhe duje veten tende ne cdo aspekt, cdo gje e mirr do te vije ne momentin qe se pret. Shijo cdo moment e gezo cdo detaj te jetes tende. E mira ska fund, por ti duhet te shijosh cdo gje te tenden qe ke krijuar dhe mos e kraheso me te tjeret.

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Dani,
    Është normale të kesh frikëra si një nënë e vetme dhe e re, me dy fëmijë, që kanë nevojë për shumë përkujdesje dhe kanë nevoja shpirtërore dhe materiale. E di që nuk është e lehtë të rrisësh dy fëmijë krejt e vetme e të përballosh sfidat e përditshme të jetës. Po mendoja, kush mund të të ndihmojë për të të dhënë një dorë me fëmijët? A mund t’ia besosh dikujt për disa orë në ditë përkujdesjen ndaj tyre? A ke njerëz familjarë afër, që mund të të mbështesin për të përballuar disa vështirësi të momentit, derisa ta marrësh veten?
    Unë besoj se mund t’ia dalësh, nëse kërkon ndihmë dhe mbështetesh fort te të afërmit e tu. Pajtohu me frikërat dhe kupto që çdo nënë ka frikërat e saj. Frikërat na motivojnë të kërkojmë më tepër nga vetja dhe të punojmë më fort për t’ia dalë mbanë. Kur të ndihesh pak më e fuqizuar, do e shohësh që frikërat do fillojnë të zbehen dhe vendin e tyre do ta zënë ndjenjat e fuqisë dhe vetëbesimit.
    Unë besoj fort se ti po përpiqesh. E kuptoj që ke shumë përgjegjësi, por gjej mundësi për t’i ndarë pak përgjegjësitë dhe për ta shpërndarë peshën e gjërave që ke mbi supe. Edhe nëse nuk do mundesh t’i besosh dikujt plotësisht, pajtohu me përgjegjësitë dhe mirëkuptoje veten. Mos u trego e ashpër me veten tënde, mos jeto me kokën pas, por shih përpara. Fëmijët e tu kanë shumë nevojë për ty. Ti ke shumë nevojë për veten tënde të fuqishme, të plotë. Besoj se një pjesë e madhe e fuqisë tënde gjendet brenda fëmijëve të tu. Lejoji të të drejtojnë ata, dashuria e tyre, shpresa brenda syve të tyre dhe besimi se përkushtimi dhe sakrifica për ta ia vlen para çdo gjëje tjetër.
    Shpresoj fort që ta gjesh kurajën brenda marrëdhënies me fëmijët e tu dhe ta ushqesh këtë marrëdhënie, pasi pikërisht aty mund të gjenden farat e forcës tënde.

    Të uroj forcë dhe kurajë!
    Përzemërsisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV