17.07.2019
Pershendetje te Dashur Psikolog/e, dhe lexues.
te filloj te ndaj breng me ju, se di se si tia filloj por pikerisht filloj per jeten time qe shum me eshte ndryshuar qe nje vit e ca muaj teresisht ndryshe…Prej 1 vit e ca muajve kam vuajt nga neurosa ankthioza (diagnoze e percaktuar nga neuropsikiatri kur e kam pyetur gojarisht se nga qka vuaj me eshte thene nga frika e tepert) qe se kisha pritur kurr ate gjendje kam vuajtur per qdo dhimbje fizike ashtu dhe kam vuajtur nga psiqika mendimeve negative…kjo me eshte paraqit nga disa raste qe ndodhen tek ne se pari ishte rasti dy polic shum te rinje qe i njofta te komunes sone humben ne nje aksident trafiku dhe e morra shum afer zemres kete ceshtje, pastaj pas dy jave te humbjes se tyre humba babain nje vdekje shum e papritun ku ne mengjes bisedova me te shendosh e mire ishte pas dy ore me thirren nga ambulanca se eshte duke marr infuzion veq kur shkova e gjejta pa shenja jete dhe shum smund ta perhskruaj ne qfar gjendje kam qen ne ate moment, pas babait pas dy apo tri jave humba gruan e kusheririt nga sulmi ne tru edhe kjo vdekje shum e papritun dhe ate dite qe isha ne te pame tek familja e saj e di vehten qe kam qajt teper dhe po ate dite duke pi kaffe me ka kap panik dridhje trupi djersitje marramendje aq qe mu duke karriga nuk eshte duke ndejt ne vend si dhe mbrapa koka mu duke qe eshte ka mde del truri jashte aq qe me rrehke sikur zemra kur rreh, dhe me kan dergu ne emergjenc aty mi bonen ekg te gjitha dhe dhan nje infuzion dhe me than qe ske asgje vetem ngarkese te madhe e ke ngarku vehten teper sa qe ma nuk ke mujt me u permbajt qe nga ajo dite dhe frika qe isha ne emergjenc qe nga ajo dite me ka kap panik frik ankth stres frik nga vdekja mendime negative plogeshti etj etj, kam bere gjitha analizat ekg incizim te kokes te gjitha me dalin mir perveq koletesroli ne analizat per se dyten her kur i kam ba me doli pak nalt po mjeku me tha qe nga stresi eshte kjo mos u bon merak se asnjeher tjeter skam pas problem me kolesterol trigliceridet yndyra e mire yndyra e keqe te gjitha mire vetem kolesteroli nalt si dhe sentimenti pak nalt po mjeku me tha nga stresi eshte kjo mos u bon emrak pasi qe te gjitha analizat tjera me dalin mire me tha duhesh te luftosh ta largosh vet dhe 5 muaj provova vet po dihet se gjithmone ne mjek duke ndejt se nuk mundesha ta bindi vehten qe skam asgje fizikisht. por e pash vehten qe nuk munda tia dal vet dhe vednosa shkova tek neuropsikiatri per arsye se njofsha personalisht se nuk kisha besim qe te shkoj neper mjek qe nuk i njof, po si cdoher te gjitha mire as problem me tension entsionin shum mir te rrahurat e zemres ndonjeher me shpejt por me ndihmen e neuropsikiatrit ku 5 muaj perdora terapi jam shum me mire por kur mi ndeprejti terapite me tha se duhesh edhe vet ta menagjosh se terapit nuk ta largojne te gjithen dhe realisht prap po kam probleme me frike e ankth tash frika nga vdekja me eshte largu rral ndoj ehr qe me shkon mendja po tash me eshte tek qe kam ndonje semundje ne trup e sidomos gjate veres tash po kam me shum plogeshti lodhje me frymemarrje miprje e dores majt dhe faqes fytyres ne anen e majte njejt ( ku kam pyet mjekun edhe per ekte me ka thene me tension je ok keshtu qe vetme nga stresi eshte) si dhe sikur em vlon diqka neper trup dhe kjo po me ban merak me shum mendja vetem tek ndonje semundje e rende po me shkon tek kanceri si dhe koka si trullushem po me rrin, nganjeher duke ec me duket sikur sun e mbaj drejtpeshimin a normal eci mir ama ashtu me duket vetja sdi si ta spjegoj edhe lukthi sikur me djeg sikur sun mbueshm fryme me duket por per lukth me eshte dal tash kohen e fundit edhe heliobakteria por e kam mjeku me antibiotik po prap po me duekt qe nga ajo po kam problem) e gjithe familja me flasin e kuptojen se qka kam ama une vehten sun po e bindi qe skam asgje ne trup, tash mund te them tersisht kam ndryshuar dua ta di nje gje nga ju mundem te kthem ne jeten nornale sepse them qdo ditt pse me esht ber keshtu jeta me frik mendime negative dua te ia kaloj keto se jam lodhur na kto mendime me vershtesojn edhe gjendjen fizike me ndajn nga lumturia me familje prandaj mendja me rrin gjithmon mendime te kota po si ti heq un nuk e di qysh me tej kalu ket gjendje psiqike dhe fizike si ju lutem dua nje pergjigje psikologut te kjart te iki nga keto mendime sa ma par te jetoj jeten e lumtur me familjen…ju faleminderoj jeni Web i qelluar
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje. Të kërkoj ndjesë për vonesën në përgjigje. E lexova me vëmendje përshkrimin tuaj. Duket sikur “frika e tepërt” konfirmohet si ndjesi që e përjetoni në ato çfarë shkruan dhe juve kryesisht dhe gjerësisht flisni për shëndetin dhe trupin tuaj. Përmendni disa fatkeqësi të cilat kanë pasur një impakt té madh tek juve (paraprirës të shenjave fizike dhe mendimeve negative) të cilat I parashtroni kronologjikisht e që e shtojnë edhe më tepër këtë frikë. Jeni e vetëdijshme që nuk arrini ta bindni veten se nuk keni gjë fizikisht dhe thoni se e keni provuar tia dilni vetem por nuk keni mundur. Ndihma e neuropsikiatrit ka bëre që 5 muaj të ndiheni mire por sapo ai ka ndërprerë terapitë jeni ndjeré keq. Frika nga vdekja eshtë zevendësuar me frikën nga ndonjë sëmundje e më pas keni pasur disa shenja konversioni etj. Duket sikur thellë-thellë dëshironi/keni nevojë për vëmendjen/përkujdesjen e një personi tjetër dhe se e gjitha kjo ndodh pa kuptuar dhe jo në mënyrë të qëllimshme. Duket sikur kjo prani/ndihmë duhet të jetë e vazhdueshme që juve të përmirësoheni në gjendjen tuaj psikologjike. Jam në dispozicionin tuaj nese dëshironi të komunikojmë më tej. Gjithë të mirat.
Pershendetje kerkoj falje se von e pash pergjigjjen vetemd eshta te di a jan keto nga ankthi apo mundem te kem diqka tjeter kur te gjitha analizat mjekesore me dalin mir ekg eho incizim te kokes po pse koka trullushem dhe nganjeher pirje e dores krahut dhe nje pjese fytyres